ELBASAN- Një aksident tragjik i ndodhur në tunelin Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën vëllait 37-vjeçar të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti. Viktima Elton Macolli punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion, drejtuesi i të cilit është identifikuar si D.SH., 33-vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për këtë aksident të jetë bere nje parakalim i gabuar i makinës Seat ku udhëtonte vëllai i deputetes. Për pasojë ai është përplasur me kamionin.

Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë ne impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi. Ishte i vështirë identifikimi i shoferit në mbrëmje për shkak ë dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditjet dhe flakët. Por më tej u mësua se bëhej fjalë për Elton Macollin, vëllanë e deputetes Gjylameti

Video nga vendi i ngjarjes

Burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert e tavanin të hapura nga shpërthimi, ndërsa viktima u transportua fillimisht drejt morgut të Elbasanit. Report Tv ka mundur të sigurojë pamjet nga vendi i ngjarjes ku automjeti tip Seat duket i shkatërruar plotësisht nga shpërthimi ne flake i gazit. 

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:49
Elton Maçolli, vëllai i deputetes socialiste që vdiq pas përplasjes së frikshme, punonte pranë bazës së helikopterëve në Farkë/Foto

1571525440_eltonmacolli.jpg

Elton Maçolli, 37-vjeçari që humbi jetën gjatë aksidentit të ndodhur në tunelin Tiranë-Elbasan është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti. Ai punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë.