Një 69-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin ElbasanPeqin, në fshatin Bradashesh.

Viktima, me inicialet XH Ç, po lëvizte me biçikletë kur është përplasur nga një automjet që drejtohej nga 18 vjeçari me inicialet A.G  Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë.

I riu është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë 

Në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.