Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj regjisorit Petri Bozo, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.
Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të mbrojtjes së Bozos, e cila kishte kërkuar më herët zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila e kishte rrëzuar duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.
Bozo u arrestua, pasi përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.
Pas ngjarjes Petri Bozo dëshmoi në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Sipas informacioneve bëhet me dije se familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt me regjisorin duke theksuar se 'aksidenti nuk ka ardhur si rezultat i një veprimi të qëllimshëm'.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Shyqyr qe e liruan nuk kishte faj,,,mamaja e fëmijës pranoi vetë me iku nga dora,,,,fatkeqësi qe ndodhin
Përgjigju-
Karma qofte me ty, amin.
-
-
Gabim qe e liroi kete perversin ky e kishte te perseritur qe i pelqente shpejtesia.
Përgjigju










Komente
Komento