Përplasja Iran-SHBA/ Klosi: Muxhahedinët në Manëz funksionojnë si shtet, janë përgatitur! Panariti zbulon çfarë i tha Clinton

TIRANE-Përplasja Iran-SHBA pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani ishte tema e emisionit 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. I pyetur nëse Shqipëria kthehet në target të Iranit pas strehimit të muxhahedinëve, ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi u shpreh se nuk e beson, por theksoi se vëmendja e anëtarëve të MEK-ut në vendin tonë që ndodhen në Manëz është shtuar dhe se janë të përgatitur për gjithçka.

"Ata duke pasur këtu opozitën kryesore politike janë të interesuar dhe vëmendja e tyre është shtuar. Edhe ambasada është shtuar me njerëz. Ne përzumë ambasadorin, ka një konflikt, por ne kemi marrëdhënie. Unë jam mik i tyre se më ftojnë në festa. Kur ishin në Irak, Irani i ndiqte, ata janë rreziku kryesor. Këta kanë influencën e tyre, nuk kanë ardhur këtu thjeshtë për tu mbrojtur.

Prodhojnë filma muzikë, propagandë. Qëllimi i tyre është të rrëzojnë regjimin. Nuk rrëzohet nga jashtë, por bashkëpunojnë me ata brenda. Kanë lidhje të vazhdueshme. Ata kanë marrë masa të forta. Atje është një shtet i vogël. Kanë organizim të mirë, kanë marrë punëtorë shqiptarë, kur vete i ftuar atje, njerëzit i fusin pasqyrat poshtë makinave si ambasada amerikane. Janë njerëz që kanë luftuar gjithë jetën. Janë të përgatitur, i kanë menduar të tëra" tha Klosi.

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti deklaroi se fakti që në Shqipëri kemi një pjesë të Iranit, mund të na bëjë target të Teheranit, ndërsa zbuloi edhe një bisedë me Hillary Clinton dhe ministrin e Jashtëm të Izraelit në Bruksel.

"Kemi strehuar opozitën politike të Iranit, ka qenë një rrezik. Kjo na lidh me situatën nuk na bën të shkëputur, kemi një copë Irani në Shqipëri. Por çfarë fitojmë ne? Më kujtohet atëherë kur ministri i jashtëm i Izraelit, pasi ne mbajtëm atë pozicion që favorizoi Izraelin me votën abstenuese në OKB. Në një nga takimet në Bruksel me falenderoi mua dhe zonja Clinton që ishte sekretare e shtetit me shaka i tha se 'këta e bënë veprimin e tyre, por cfarë do të fitojnë nga ju?'.

Ishte një tregues që ka një investim që pritet. Ne nuk i bëjmë këto analiza. Unë mendoj se ishte një veprim i zgjuar dhe motivuar, kemi për të përfituar nga kjo histori. Por ka një rrezik potencial. Regjimet totalitare kanë tendencën për të goditur kundërshtarët dhe ne deri sa e kemi këtë vatër të strehimit për opozitën iraniane duhet ti kalkulojmë. Nuk jemi të imunizuar nga rreziku. Potencialisht 3 mijë iranianët që janë këtu mund të jenë target" tha ai.  

Agim Nesho, ish-ambasador në SHBA dhe OKB tha për muxhahedinët se "Strehimet e opozitave krijojnë problem për sigurinë kombëtare të cdo vendi. Amerikanët ia kanë kërkuar strehimin Rumanisë, por nuk i pranoi, ne po. Qenia e tyre është një risk plus" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lafsha: 08/01/2020 08:54

    O qen Klosi po përse I mbajme atehere në vendin tone kur thua gjera te tilla? Kush dha urdher qe ata të jetojne në vendin fonë? Perzejini!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?