Ardjan Çapja, pronari i hotel “Univers” në Elbasan nga u qëllua me armë në drejtim të automjetit ku ndodheshin dy efektivë të policisë që ishin dislokuar me mision vëzhgimi, është transportuar nga dhoma e spitalit në zyrat e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Qëllimi i kësaj “vizite” e Çapjas në polici ka qënë marrja e gjurmëve të gishtave të tij, me qëllim krahasimin e tyre me gjurmët që janë gjetur në armët e sekuestruara, gjatë operacionit policor, pas breshërive që Çapjat bënë kundër policisë. Çapja është parë të zbresë nga furgoni i policisë me një serum në dorë, të cilin e mbante vetë. Kjo tregon se shëndeti i tij ende nuk është përmirësuar, pasi Çapja që prej ditës së ngjarjes mbahet i shtruar në spital, për shkak të problemeve me zemrën. Ndërkohë sapo ka para prezencën e kamerave, Çapja ka ndaluar duke mbuluar fytyrën me bluzën e tij, dhe më pas ka hyrë në polici. Ky gjest është bërë, pasi ai qëndron gjithmonë i paekspozuar në publik, kjo si pasojë e frikës së hakmarjes nga kundërshtarët e tij. Momentalisht ndaj Çapjat, është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, vendim ky që është apeluar nga avokatët e tij. Mes të ndalurve janë dhe Florenc Çapja dhe Bledar Rama, të dy të lënë në arrest me burg.
Sulmi me armëNgjarja ka ndodhur në 8 qershor 2016, rreth orës 18:50,mjeti tip ”Mazda” në të cilin udhëtonin dy efektivët e policisë të Forcave Operacionale, kanë qenë në lëvizje në rrugën “Emin Matraxhiu”. Ata kishin detyrë mbajtjen nën vëzhgim të pjestarëve të familjes Çapja, për shkak të një ngjarjeje të ndodhur dy ditëve më parë në Elbasan. Rreth 800 metra nga hotel “Univers” në drejtimin perëndimor të rrugës, ndërsa mjeti ku gjendeshin oficerët e policisë ka qënë në lëvizje, drejtuesi i tij ka vënë re se mjeti tip “Mazda” me targë AA 007 MZ, i cili ishte dhe mjeti që ata duhej t’a mbanin në vëzhgim, i ka shoqëruar nga pas për një kohë të shkurtër dhe më pas ua ka bërë me shenjë me drita që duhej të ndalonin. Efektivi i policisë ka hapur paksa krahun, për të kuptuar se çfarë kërkonte nga ata drejtuesi i mjetit tjetër. Ndërkohë ka konstatuar se pasagjeri që ndodhej në vendin e parë pranë shoferit ka kthyer kokën nga pas tek sedilja e pasme dhe dikujt ja ka bërë me shenjë. Ndërsa mjeti ka qënë thuajse akoma i pandaluar mirë, nga dera e pasme e mjetit tip “BENZ” ka dalë një person i veshur me pantallona xhins dhe bluzë me mëngë të shkurtëra ngjyrë jeshile, i cili ka marrë në sedilje një pistolete dhe ka qëlluar drejtpërdrejte në xhamin e pasëm të mjetit “Peuget”.Këto qitje kanë thyer xhamin e pasëm dhe, pasi kanë përshkruar tej e për tej mjetin, kanë dalë nga xhami i përparmë.
Shkëmbim zjariEfektivët e forcave operacionale i janë kundërpërgjigjur personit, i cili i pozicionuar në pjesën e pasme ka lëvizur në të dy krahët e mjetit “Mazda” duke qëlluar intensivisht. Ky veprim ka vazhduar për disa kohë dhe më pas është larguar në anën lindore të rrugës. Mjeti “Benz”, i cili gjatë kohës që po kryhej ky shkëmbim zjarri ka lëvizur paralelisht me mjetin e policëve tashmë të ndaluar. Pasi ka përshkruar rreth 30-40 metra në anën perëndimore është kthyer, duke u vënë tashmë përballë punonjësve të policisë. Ndërkohë që ata janë afruar pranë tyre, drejtuesi i Benzit ka qëlluar me pistoletë drejt punonjësve të policisë. Efektivi i ka paralajmëruar më zë të lartë dhe ka treguar dhe një bluzë të uniformës me stampimin “POLICIA”. Duke parë se dhe pas këtyre paralajmërimeve, ata nuk kanë reaguar,dy policët u janë pergjigjur më zjarr duke përdorur armën e shërbimit automatike, e cila ndodhej në mjetin e tyre. Ky shkëmbim zjarri ka vazhduar për pak dhe më pas mjeti tip ”Benz” është larguar drejt “Hotel Univers” ku kanë ardhur shërbimet e F.N.SH–se, të cilat ishin njoftuar për situatën.
Ardjan ÇapjaËshtë gjetur në vendngjarje mjeti “Benz”, ku në vendin e shoferit ishte shtetasi Ardian Çapja, i cili gjatë dinamikës së ngjarjes rezulton të ketë qënë në vëndin e pasagjerit deri në momentin kur mjeti është larguar nga vendi ku dhe ata qëlluan shërbimet policore.
Çapja e MuçaPas kryerjes se veprimeve të para hetimore, sekuestrimit të kamerave të disa prej lokaleve dhe ambienteve që kanë patur në fushëpamje ngjarjen, dyshohen si autorë të ngjarjes së mësipërme shtetasit Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça.
![ardian <a style=]()
capja me serum ne polici" src="http://www.shqiptarja.com/foto/233244.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 348px;" />
![ardian capja me serum ne polici](http://www.shqiptarja.com/foto/233245_2.jpg)
![ardian capja me serum ne polici](http://www.shqiptarja.com/foto/233246.jpg)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit në 2012, SPAK kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe Olsi Lekun! 25 vite për Florenc Capjan! 'Kursen' bashkëpunëtorin e drejtësisë
17 Shkurt 2023, 15:30
-
A është ai 'Taulanti' i përgjimeve? Balla: Numrin tim e ka gjithë Shqipëria, do ta vendosë gjykata
12 Dhjetor 2022, 18:05
-
Deklarata e Ardjan Çapjas/ ‘Rithemelimi’ e përdor për të sulmuar Taulant Ballën: I lidhur me bandat në Elbasan
22 Nëntor 2022, 13:29
-
Deklarata e Ardjan Çapjas/ Rexhepi: I shqetësuar se klani i tij po sulmohet dhe kundërshtarët jo! Elbasani shtet brenda shtetit! Policia, Prokuroria e Gjykata ‘nën terror’
22 Nëntor 2022, 12:46
-
Ardian Çapja në GJKKO: Nëse zbuloni vrasjen e avokatit Ravik Gurra do gjeni thesare! S'u zbardh vrasja në 2016 se u fshinë përgjimet ku dilte politikani
21 Nëntor 2022, 14:49
-
SPAK heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas, Etjen Cani mohon të ketë njohje me fisin e njohur në Elbasan
8 Qershor 2022, 19:13
-
Akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian Çapjen dhe 5 të tjerë
15 Qershor 2021, 13:28
-
Vrasja e babë e bir në Elbasan, dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan shkon në SPAK! Akuzohen për grup kriminal
8 Prill 2021, 16:30
-
Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, Gjykata jep 'arrest në burg' për Ardjan Çapjan! Masa iu njoftua në spital nën forca të shumta policie
1 Prill 2021, 10:45
-
I shpëtoi 3 atentateve, një ditë pasi u arrestua Ardian Çapja dërgohet në spital! Do i nënshtrohet një operacioni në zemër
30 Mars 2021, 17:11
-
Vranë babë e bir në Elbasan, dosja e miqve të Çapjave, Ervis Bardhi e Etjen Canit kthehet për plotësim të hetimeve
12 Dhjetor 2020, 10:20
-
Vrasja e avokatit të Çapjave në Elbasan, pamjet e ekzekutorit të Ravik Gurrës dhe makinës me të cilën largohet
18 Korrik 2020, 22:23