TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të arrestuar për përplasjen me armë zjarri në gusht 2024 në Rranxë të Bushatit.
Në kërkim, për sulmin me armë në Bushat vijojnë të jenë Franko Leka dhe Aleksandër Prendi. Ndaj tyre është ngritur akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Sipas SPAK, Sakica, Troshani dhe Leka, bashkë me disa persona të tjerë ta pa identifikuar, të armatosur dhe më makina të blinduara janë nisur drejt Bushatit për të vrarë anëtarët e familjes Prendi. Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat, Aleksandër Prendi i ka pikasur duke qëlluar mbi makinat e blinduara.

Sipas SPAK, aty ka pasur shkëmbim zjarri pasi janë konstatuar gëzhoja të ndryshme në vendin e ngjarjes, por shkaku i përplasjes ende mbetet mister.
SI.E./Shqiptarja.comKomente


Brenda do veni o klyshat e safeties e dinit ju se do ju mbronte safeti
Përgjigju