Përplasja me armë zjarri pas sherrit për një vajzë në Mamurras, gjykata lë në burg të riun! ‘Arrest në shtëpi’ për tjetrin

Përplasja me armë zjarri pas sherrit për një vajzë në Mamurras, gjykata lë në burg të riun! ‘Arrest në shtëpi’ për tjetrin

Pamje nga vendi ku ndodhi shkëmbimi me armë zjarri mes dy grupeve

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masat e sigurisë për dy nga personat e përshirë në përplasjen me armë mesnatën e së dielës në Mamurras. Gjyqtari Olti Skrame pranoi kërkesën e prokurorisë për shtetasit Andi Diva dhe vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’, ndërsa për shtetasin Devis Lleshaj dhe vendosi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, për veprat penale “Vrasje me dashe e mbetur në tentivë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar Alban Skonja dhe Gentjan Diva masa e sigurisë do të zhvillohet ditën e shtunë në spitalin e traumës në Tiranë ku qëndrojnë të shtruar për shkak se mbeten të plagosur nga përplasja me armë zjarri.

Report Tv zbardhi detaje të reja nga përplasja me armë e ndodhur mesnatën e së hënës më Mamurras. Hetimet zbuluan se sherri mes dy grupeve ka nisur për një vajzë, e cila kishte bashkëjetuar me një nga vëllezërit Lleshaj dhe dyshohet se ishte përfshirë dhe në veprimtari kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike në këtë grup. Por prej disa kohësh ishte shkëputur nga bashkëjetuesi dhe qëndronte me grupin e familjes Diva.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mesnatën e së hënës në Mamurras. Vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj nga Mamurrasi ngacmuan vajzën që ndodhej në shoqërinë e kushërinjve Gentian dhe Andi Diva dhe mikut të tyre Alban Skonja. Dy grupet nisen debatin në qendër të Mamurrasit dhe më pas morën automjet dhe në ecje e sipër vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzën.

Menjëherë 19-vjeçari Andi Diva u kundërpërgjigj me armë dhe nga të shtënat u plagosën 39-vjeçari Alban Skonja, nga Durrësi dhe Gentian Diva, 40 vjeç nga Fushë-Mamurrasi.Në lidhje me ngjarjen deri tani është vënë në pranga 19-vjeçari  Andi Diva, i cili është nip i Gentian Divës.

Po ashtu janë shpallur në kërkim vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj, të cilët arriten të largohen menjëherë pas ngjarjes dhe ende nuk është arritur në gjurmet e tyre. Ndërkohë njëri nga të plagosurit, Gentian Diva, ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer gjatë një grabitje në vitin 1997 dhe 2 vjet më parë ishte liruar nga burgu. Gjithashtu ai është i vëllai i Enver Divës, i cili është në burg pasi akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës në prill 2020.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare