Përplasja për Kushtetuesen, Dvorani- Metës: Nuk zbardhëm procesverbalet për mungesë stafi, kishim vetëm 3 punonjës me kohë të pjesshme

Përplasja për Kushtetuesen, Dvorani- Metës: Nuk zbardhëm procesverbalet për mungesë stafi, kishim vetëm 3 punonjës me kohë të pjesshme

TIRANE- Në raportin e parë për vitin 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe kreu i saj Ardian Dvorani i përgjigjen kallëzimit penal të presidentit Ilir Meta për moszbardhjen e procesverbaleve të mbledhjeve të KED.

Sipas raportit të firmosur nga Dvorani thuhet se procesverbalet nuk janë zbardhur për mungesë të stafit.

“Kishim tre punonjës me kohë të pjesshme nga gjykata e lartë, dhe kjo ka pamundësuar zbardhjen e procesverbaleve të mbledhjeve të KED e cila është një proces dëgjimi, e më pas transkiptimi”, shprehet Dvorani në raportin e tij.

KED i kërkon Kuvendit që pas përplasjes institucionale me Presidentin Ilir Meta për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të miratojë një paketë normash të reja me shtesa dhe ndryshime.

Kryetari i KED-së specifikisht kërkon "për të qartësuar procedurat që ndiqen nga organet e emërtesës dhe nga KED-ja për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, ekzistencën, rastet, kuptimin dhe mënyrën e zbatimit të rregullit të paraqitjes së dy listave me gjyqtarë dhe jo gjyqtarë kur ka më shumë se një vend vakant në shqyrtim nga i njëjti organ emërtese lidhur me afatet, hapat proceduralë, komunikimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të emërtesës në procesin e plotësimit të vendeve vakante si edhe për të harmonizuar në tërësi gjuhën dhe rregullat materiale dhe procedurale të këtij ligji të posaçëm me ato të ligjit të 2016 që përmban rregullime të natyrës më të përgjithshme" thotë ai.

E ndërsa është akuzuar nga Presidenti për mungesë transparence në mbledhjen që ka zhvilluar në drejtimin e KED-së, Ardian Dvorani thotë se mes të tjerëve në mbledhjet e zhvillua ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi i kreut të shtetit, madje ka marrë pjesë në diskutimet që janë bërë. Përplasja e fortë institucioneve në muajt e fundit të vitit të kaluar përfundoi në SPAK.

Ilir Meta e kallëzoi penalisht Ardian Dvoranin në Gjykatën e Tiranës për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave,  ku të dy u morën në pyetje, ndërsa dosja kaloi te SPAK. Meta thotë se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca, ndërkohë që Kushtetuta thotë se duhet ndjekur radha e zgjedhjes së anëtarëve, President-Kuvend-Gjykatë e Lartë.

Meta thotë se kjo u bë qëllimisht nga kreu i KED, duke "detyruar" presidentin të mos respektojë afatin 30 ditor. Presidenti thotë se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, vendim që e publikoi vendimin në Fletoren Zyrtare.

Pjese nga raporti i KED-se per vitin 2019

( Kliko këtu ) Raporti i plote vjetor për KED 2019

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILIR PLEHU: 07/01/2020 13:31

    Iliri me bllok në dor do ta bëj Shqiprin Zvicër. Se do vjedhi pa pushim e iliri trim do investoi Skraparin flori do ta boj me lekët që ka vjedh shum do investoi por vetëm iliri do fitoi.

    Përgjigju
  • ILIR KAKA: 06/01/2020 18:33

    O ilir kaka ti boj çfar të dush ti nuk i shpëton dot burgut o bureco buburec. Ti je njeriu më pis i Shqipris bashk me buçen tënde fshatare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet