14 maji dhe fati i PD, Celibashi në Report Tv: S’duhet që konflikti gjyqësor të sjellë mos regjistrimin në zgjedhje! Presim vendimin e Apelit

Data 6 mars do të jetë afati i fundit kur subjektet politike do të kenë mundësi për tu regjistruar pranë KQZ-së për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 14 maj. Por lufta brenda Partisë Demokratike që ka përçarë këtë forcë politike, po mban pezull regjistrimin e saj pranë KQZ-së, si parti politike për të marrë pjesë në zgjedhje.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, u shpreh se çështja nuk është për PD-në, pasi është vetëm një PD, por diskutimi bëhet për organin drejtues të kësaj forcë politike. Sipas Celibashit, KQZ do të presë kërkesën për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor.

Për gazetarin, Arbër Hitaj, kreu i KQZ-së, tha se është e dukshme që ka një problem në lidhje me të drejtën e përfaqësimit të PD-së dhe në këto kushte kur çështja është objekt i një konflikti gjyqësor, mund të jetë edhe rasti që ky subjekt politik të dështojë për tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Por, shtoi Celibashi, konflikti gjyqësor s'duhet të sjellë mos regjistrimin e saj në zgjedhje.

‘Ka vetëm një PD dhe nuk është çështja se cila prej PD-së do të regjistrohet. Diskutimi është se cili është organi drejtues i kësaj partie politike dhe për këtë çështje pjesë të caktuara të kësaj partie janë në konflikt gjyqësor më njëri-tjetrin për të përcaktuar se kush është drejtuesi i kësaj forcë politike. Lidhet me kush ka të drejtën që të paraqesë në emër të PD-së të drejtën për tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Është atribut i gjykatës të disponojnë mbi organet drejtuese në rast kur ka konflikt juridik për këtë çështje.

Kam dashur të them se në kushte të këtij realiteti që të gjithë e shikojnë, që ka një problem në lidhje me të drejtën e përfaqësimit të PD-së dhe në kushtet kur kjo e drejtë dhe kjo çështje është objekt i një konflikti gjyqësor mund të jetë rasti që ky subjekt politik të dështojë për tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Shpresojmë që kjo është të ketë një zgjidhje të qartë dhe definitive nga pikëpamja ligjore. Indirekt të kemi një proces zgjedhor të paktën në administrimin e tij në përputhje me të gjitha standardet e një gare të vërtetë.

Vlerësimi mbi kërkesën për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor do të bëhet kur ta kemi këtë kërkesë të paraqitur nga kushdo që e ka atributin për ta paraqitur këtë kërkesë. Është e vështirë të ndërtojmë hipoteza dhe vendimmarrje se mund të jenë gati të pafundme. Është fakti që ne do të vendosim në momentin që do ta kemi këtë kërkesë aty do të bëjmë besueshmërinë në dokumentet që do ta shoqërojnë këtë kërkesë. Data 6 mars është data e fundit ne të cilën çdo parti politike që ka interesin për tu regjistruar ne zgjedhje duhet të paraqesë kërkesën. çdo kërkesë e paraqitur pas kësaj date s’ka vlerë.’- u shpreh Celibashi.

Data 3 mars do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, më këtë të fundit që ka aktualisht edhe vulën e partisë. Duhet theksuar se  Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Prandaj është shumë i rëndësishëm, pasi kështu do të mësohet edhe fati i Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit se si do të regjistrohet në zgjedhje në një kohë kur i ka zyrtarizuar kandidatët në të gjitha Bashkitë e vendit. Nga ana tjetër Berisha ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë kombëtare në po të njëjtën ditë.

 

Intervista e plotë

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!