Përplasja për selinë, Hoxha: Ne po shkonin në shtëpi, Basha na sulmoi me pluhur të bardhë e gaz lotsjellës! Sulaj: Reaguam për vetëmbrojtje, policia të ndërhynte më shpejt

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, thotë se demokratët janë dhunuar sepse donin të futeshin në shtëpinë e tyre. I ftuar në emisioni 'Studio Live' me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, në Report Tv, Hoxha tha se në protestën e 8 Janarit,  ato u sulmuan me fikse zjarri, pluhuri i të cilës shkaktonte bllokim në frymëmarrje si dhe me gaz lotsjellës. Hoxha nuk sheh dhunë nga anët e protestuesve, pasi ato po hapnin derën që të futen në shtëpinë e tyre, por Lulzim Basha i sulmoi sapo u futën brenda selisë.

'U gjendëm para dyrve të fortifikuara dhe kafaze hekuri. Basha tha se nuk po bëhen dyert të blinduara, ka gënjyer... Ka bërë edhe ndërtim pa leje, pasi ka kryer ndërhyrje. Ndërrojnë gjthçka brenda PD-së! Ky bën ndryshime në godinë, pa marrë leje. Bën sikur është në opozitë! Ne kishim vendosur që të futeshim në shtëpinë tonë, u hapën dyert dhe u futën në katin e parë, sapo janë fut janë sulmuar demokratët me një pluhur të bardhë i cili ka shkaktuar irritim dhe bllokim frymëmarrje. Janë përdorur gaz lotsjellës nga brenda dhe pluhur fikse zjarri! Në trupin e njeriut fiksja e zjarrit ul nivelin e oksigjenit. Dhunë nuk ka pasur nga ne, dhunë ka pasur brenda! E ka bërë bunker, sillet si të jetë një taleban. Ju patë përballjen midis demokratëve dhe kriminelëve të Lulzim Bashës. Kush u dhunua aty?! Sapo del deklarata, policia ndërhyn për tre minuta. Nga kush po e mbronte nga anëtarë të PD-së? Po e mbronte nga unë PD-në që kam 20 vite që kam kontribuar për PD-në? Basha është i pamundur që të shkojë në secilën prej degëve të PD-së sidomos pas besë prerjes në shtëpinë e tyre.'- tha Hoxha.

Por Blendi Sulaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, tha se arsyja e vetme që po ndodh kjo është se një njeri do të marrë partinë që të mbrojë veten e vet. Sipas Sulajt, Berisha u braktis nga mbështetësit e tij, sepse në momentin kur thotë se e kanë mbështetur 44 mijë anëtarë, aty nuk ishin as 5% të tyre. Sa i përket dhunës, Sulaj tha se ndaj demokratëve nuk ka pasur dhunë, ndërsa ato kanë reaguar vetë për tu vetëmbrojtur. Madje Sulaj shtoi se policia duhet të ndërhynte sa më parë, por u vonua që t'i bëjë qejfin Edi Ramës.

'Ka qenë një nga momentet më të trishta. Në një demokraci e cila funksionon, ka shkak ka edhe pasojë. Arsyeja pse po ndodh kjo është që një njeri për një pushtet do të marri partinë, për të mbrojtur veten. Atje ka pasur demokratë që protestojnë, por jam i bindur që në rast se për shumë kohë me radhë është thënë se kemi shumicën, kemi 44 mijë anëtarë. Në rast se ka 44 mijë anëtare a nuk duhet të kishte 5% aty. Ka një numër shumë të vegjël njerëzish. Përpara selisë së PD-së nuk ishin as 5%. Thuhet se ka pasur dhunë? Dhunë nga PD kundër atyre njerëzve nuk ka pasur! Ne jemi vetëmbrojtur. Kishin një trarë që donin të thyenin derën, t'i hidhnin në tokë. Dhuna u bë për t'u mbrojtur. Nuk janë njësoj sulmuesi me dhunuesin. E vetmja akuzë që kishte prokuroria, për ajo ishte se 'ka ca njerëz në PD që kanë gjuajtur me ujë'. Policia duhet të vinte dhe të ndërhynte më shpejt, u vonua për t'i bërë qejfin Edi Ramës.'- u shpreh Sulaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Ish-nënkryetar i FRPD Lisandër Hoxha përplaset me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së! Hoxha: Ti je turist në PD! Sulaj: U largove se nuk të bëri askush deputet

Një debat ka ndodhur në studion e Report Tv, mes me ish-nënkryetarit të Frymës së re Demokratike dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin. Për Lisandër Hoxhën, Blendi Sulaj është thjesht turist në PD dhe ka marrë rezultatin më të dobët në njësinë 7. Por për Sulajn, Hoxha e ka bërë karrierën duke qenë nipi i dikujt dhe se u largua nga PD vetëm për faktin se nuk e zgjodhën si deputet.

Lisandër Hoxha: Ti 6 muaj ke qenë në PD!
Blendi Sulaj: Kam që në 2011, e kam nis si numërues! Se kam nis si nipi askujt unë!
Lisandër Hoxha: Ti je turist në PD!
Blendi Sulaj: Nga ky mentalitet që ke ti është PD në këtë pikë, se unë nuk iki nga PD se nuk më bëri dikush deputet. Leje ca bën kështu!
Lisandër Hoxha: Ti ke marrë rezultatin më të dobët...Nuk të njeh kush në PD!
Blendi Sulaj: Ju nuk e keni vendin aty. Karrierën politike nuk e kam nisur si nip...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)