U sulmua nga Noka dhe Bardhi, protestë në mbështetje të Flutura Açkës para Kuvendit! Zëdhënësja e PD: Dhuna verbale e deputetëve, e papranueshme

Një protestë simbolike është zhvilluar të enjten para kryesisë së Kuvendit pas rastit të djeshëm në Komisionin e Medias ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me drejtuesen e Komisionit Flutura Açka duke i ndërprerë fjalën e shkulur mikrofonin.

Të pranishme ishin deputetet dhe gratë e vajzat e forumit të gruas së Partisë Demokratike, të cilat dënuan dhunën e ushtruar nga Bardhi dhe Deputeti i Rithemelimit Noka, karshi kryetares së Komisionit të medias.

Zëdhënësja e PD zyrtare Mirela Karabina tha para mediave se dy deputetët ushtruan dhunë verbale ndaj Açkës, ndërsa nënvizoi se raste të tilla nuk duhet të ndodhin më në Kuvend.

“Dy deputetët kanë turpëruar këdo që ka qenë aty. Deputet gra të parlamentit shqiptar dëshmuan fuqinë e fjalës së një gruaje. Açka doli mbi dhunën, në vend të dhunës dhe britmave triumfoi arsyeja dhe logjika. Raste të tilla nuk duhet të ishin në parlament dhe nuk duhet të ndodhin më”, shtoi ajo.

Ato përcollën mesazhin se duhet të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe kjo duhet të fillojë nga kuvendi

“E patolerueshme dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bulizuese, të dënueshme akuzat dhe veprimet të cilat kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputetëve të Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre, atë detyrë për të cilën janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.E patolerueshme dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet vazhdimisht në Kuvendin e Shqipërisë, institucioni ku duhet të përballen ide dhe alternativa që i shërbejnë mirëqenies, mbrojtjes fuqizimit dhe mirë-arsimimit të çdo gruaje dhe çdo vajze”, tha Taulanda Jupi, Sekretare e PD për gruan.

“Nëse nuk behën bashke kundër dhunuesve ne Kuvendin e Shqipërisë, nëse nuk bëhen bashkë në mbrojtje të kolegeve të tyre, si mundet ato të mbrojnë çdo grua apo vajzë tjetër viktimë të dhunës?!  Nëse gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta në punën e tyre të ushtrojnë të drejtat e tyre, nëse gratë e vajzat nuk janë të mbrojtura, jemi të gjithë përgjegjës dhe njëkohësisht  kemi dështuar të gjithë si shoqëri. Të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi”, thekson ajo.

Me pankarta në duar ato dënuan konfliktin e një dite më parë. Më herët, ngjarjen e dënuan edhe aleanca e grave në Kuvend, që përmes një deklarate thanë se dhuna është një akt që tregon dëshpërim.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj