Një përplasje e paprecedentë u regjistrua këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme gjatë seancës paraprake në ngarkim të tre vëllezërve Bushgjhoka dhe Petrit Çakrrit, të akuzuar për rrëmbimin dhe më pas hedhjen në lumë të Renis Dobrës vitin e kaluar në Mat.
Sapo Cakrri ka hapur gojën për të dëshmuar lidhur me këtë ngjarje, Kristi Bushgjoka e ka sulmuar me grushte, i ndihmuar më pas edhe nga vëllezërit e tij Fatjon dhe Aleksandër. Përplasja fizike brenda kafazit të qelqtë ka vijuar për disa minuta dhe vetëm pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së gjykatës dhe policisë së Burgjeve është bërë i mundur neutralizimi i tyre.
Çakrri mësohet se gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjokaj në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk e ka pranuar përgjegjësinë.
Fatjon Bushgjokaj është një prej personave kryesorë në akuzë për eliminimin e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat, mbrëmjen e vonë të 8 korrikut. I pyetur nga hetuesit, më i madhi prej 3 vëllezërve tropojanë e ka pranuar bashkëpunimin me viktimën në fushën e narkotikëve, madje edhe konfliktet, të cilat sipas tij, i kishin sqaruar. Por ndryshe ka dëshmuar gjatë procesit hetimor Petrit Çakrri, i njohur edhe si një prej dëshmitarëve kyç të vrasjes së Azem Hajdarit në shtator të 1998-ës.
Ai ka hedhur dyshime për implikim të 3 vëllezërve në vrasje, pasi i ka parë të futeshin në makinën që mendohet të jetë automjeti i 23-vjeçarit.
Renis Dobra u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut të kaluar, pasi fillimisht u mor peng. Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi vrasjen me pamje kamerash, të cilat i çuan te makinat me qira që grupi mori për disa ditë me radhë për kryerjen e krimit.
Komente







Tu jepet denim i perjetshem ketyre kafsheve
PërgjigjuMalokëri kafshëri....nuk bëhen njerëz këta kafshë...
PërgjigjuFiks e ke thene,kafshe prehistorike,analfabete,injorante,pleh organik!