Përplasje me armë në Paskuqan 
reagojnë kandidatët Mziu dhe Gjici

TIRANË - Një incident elektoral ndodhi mesditën e të martës në Paskuqan, kur një person qëlluar edhe me armë zjarri pas një konfrontimi fizik me pjestarë dhe militantë të Partisë Demokratike. Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim një person. Ndërkohë kanë reaguar dy kandidatët për Bashkinë Kamëz, të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin.

Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” Xhelal Mziu në reagimin e tij tha se Liman Lita ka penguar zhvillimin normal të një takimi elektoral në rrugën “Avni Nela”. Ndërsa kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropian” Safet Gjici u shpreh se asnjë simpatizant apo mbështetës i tij nuk është përfshirë në këtë incident, ndërsa e cilësoi provokim të kandidatit të PD-së ngjarjen.

Liman Lita
(Në foto Liman Lita)

Ngjarja
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë takimit elektoral të Xhelal Mziut ka pasur një debat dhe dhunë fizike të simpatizantëve të PD-së ndaj Limal Likës. Liman Lika pas konflikti verbal me disa simpatizantë të Partisë Demokratike, ka qëlluar me pistoletë në tokë dhe më pas është larguar me makinë nga vendngjarja. Policia e ka shpallur në kërkim Likën.

“Më datë 16.06.2015, në Pakuqan pranë një karburanti ka pasur një konflikt midis disa personave dhe shtetasit L.L., i cili ishte duke u konfliktuar dhe ka qëlluar me pistoletë në tokë, duke u larguar menjëherë me mjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mziu: Votat nuk merren me armë
Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Xhelal Mziu në reagimin e tij e ka cilësuar incidentin të motivuar politikisht. Mziu duke e cilësuar Litën si mbështetës të Partisë Socialiste deklaroi se votat nuk merren me armë.

"Liman Lita na pengoi të zhvillonim takimin. Incidenti ka ndodhur në rrugën “Avni Nela”. Ai qëlloi me armë, e shmangën qytetarët. Votat nuk merren me armë dhe miell. Megjithatë ne jemi fitues", tha Mziu në reagimin e tij mbi këtë ngjarje.

Gjici: Sherr i Xhelalit me ish-miqtë e tij
Ndërsa në reagimin e tij, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, Safet Gjici tha se protagonistë janë aktivistë të PD-së. Gjici thekson se, vetë ai dhe shtabi i tij distancohet dhe dënon këtë ngjarje dhe çdo akt tjetër dhune, të cilitdo krah politik.

“Xhelali të marrë përgjegjësitë për sherret që bën me ish-miqtë e tij. Të heqë dorë nga provokimet. Fushata zgjedhore duhet të jetë e qetë dhe të shpalosen programet, pa harruar se koha kur Xhelali mbushte kutitë ka marrë fund”, shprehet Gjici.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh

Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh