Përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të armatosur në Greqi, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre 6  efektivë (VIDEO)

Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një përplasje me armë ka ndodhur mes një grupi të armatosur dhe policisë në Greqi, në Peramë, ku kanë mbetur një i vdekur dhe 7 të plagosur. Sipas mediave greke, policia i ka bërë më shenjë drejtuesit të një makine, në të cilën ndodheshin edhe të dy persona të tjerë, që të ndalonte për një kontroll.

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi. Efektivët i janë vënë nga pas në ndjekje, e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në momentin e ndalimit, drejtuesi i makinës ka përplasur një motor të policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Njëri nga tre personat që ndodhej në makinë ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur, së bashku me gjashtë policë. Ndërsa personi i tretë që ka qenë në makinë, ka mundur të arratiset dhe është shpallur në kërkim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Përplasja e përgjakshme mes policisë dhe një grupi të armatosur në Greqi, dalin pamjet (VIDEO)

 

Mediat greke kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhi mbrëmjen e djeshme në vendin fqinj, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve, mes të cilëve 6 prej tyre ishin policë të forcave DIAS.

Mediet greke njoftojnë se sipas burimeve policore, efektivët i kanë bërë sinjal shoferit të një makine, i cili ndodhej brenda me dy persona të tjerë, të ndalonte për kontroll. Por, drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar, duke i dhënë gaz makinës për t’u larguar.

Si rrjedhojë ka nisur një përndjekje nga ana e policisë që përfundoi në rrugën "Eldidos".

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjer ky popull: 23/10/2021 10:24

    Po administra ka 7 vjet qe nuk rriten pagat, vetëm kostoja e jetesës eshte rritur me te pakten 30 për qind! Te mos flasim për pensionet që nuk ju dalin as për ilaçe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Fundi i ‘epokës’ së Merkel, kancelarja ‘e hekurt’ do të përcillet me këngë lamtumire