Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë turin e radhës me emigrantët shqiptarë në Greqi në Selanik më datë 3 nëntor. Rama do të takohet me shqiptarët që jetojnë e punojnë atje në Porto Palace Hotel, ora 11:00, më 3 nëntor, bëjnë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj.
Ky do jetë takimi i dytë i Ramës me shqiptarët e Greqisë, pas atij të parit në Athinë, më 12 maj të këtij viti në pallatin e sportit Galatsi të kryeqytetit helen.
Rama rinis takimet me diasporën, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2025 pritet për herë të parë që të votojnë edhe emigrantët shqiptarë.
Sakaq, para këtij takimi Rama do të jetë më datë 26 tetor me shqiptarët në Nju Jork. Rama ka patur dhe një takim tjetër me emigrantët shqiptarë në Itali po në muajin maj.
Ja dhe dhelpra Rama,takohet vetem me diasporen e afert, se pret qe te vijne e te votojne fizikisht!Jepu te drejten e votes te gjitheve,nuk ka rendesi nese i ke pas dere,apo ne Hene,jepu te drejten e votes e mjaft u perdrodhet, e keni detyruar Celibashin e KQZ ne kufijte e limitit te durimit me ju,po del gati cdo jave e ka arritur deri ne paralajmerim se PS,PL,Rithemelimi /nuk bien dakord/ per teknikalitete gjoja!Nuk shpeton asnje nga ju,doni te ikni me vote,por /me nder/,apo me pranga si Berisha e Meta?!
Përgjigju