Përplasje me armë zjarri pranë një hoteli në Shkup, dy të vdekur, një i plagosur

Përplasje me armë zjarri pranë një hoteli në Shkup, dy të vdekur, një i plagosur

Policia në vendin e ngjarjes

Një përplasje me armë zjarri në Shkup të Maqedonisë së Veriut shkaktoi dy viktima dhe një të plagosur në incidentin e ndodhur pranë një hoteli. Ministria për punët e Brendshme të Maqedonisë së Veriut konfirmoi incidentin e armatosur dhe tha se i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

 “Më 06.03.2023 në ora 20:11 në Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e autoriteteve maqedonase.

Sipas mediave shqiptare në Shkup, personat të cilët janë përfshirë në përplasjen me armë zjarri nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi ishin përfshirë edhe në veprimtari të tjera të paligjshme. Forcat e shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën për të bërë të mundur hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?