Kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë Kadri Alia ka paditur në gjykatën e kryeqytetit Ilir Çumanin, Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Shkak i këtij konflikti mësohet të jenë bërë disa deklarata të Ilir Çumanit kundër Kadri Aliajt, të cilin e ka akuzuar se ka marrë 450 mijë dollarë nga ambasada e Kuvajtit, duke u prezantuar si përfaqësues shtetëror dhe që do i çonte tek fëmijët jetimë, por që në fakt sipas Çumanit nuk kanë shkuar në destinacion.
Nisur nga kjo situatë, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë Kadri Alia, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës ku kërkon një dëmshpërblim prej 30 milion lekësh të vjetra nga Çumani.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com