Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre

Komisioni Parlamentar i Edukimit dëgjoi sot organizata të shoqërisë civile të cilat veprojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Aktivistët kërkuan financime dhe reforma, por deputetët e zhvendosën vëmendjen nga shqetësimet, tek debati me një gjuhë të ashpër politike me njëri-tjetrin. 

Altin Hazizaj nga CRCA, tha se financimet e pamjaftueshme i kanë lënë mësuesit vetëm dhe po kështu mungesa e politikave të harmonizuara kanë bërë një personat përgjegjës për kujdesin ndaj fëmijëve në bashki dhe shkolla të ndjehen të pa përkrahur. 

Një aktiviste tjetër ngriti shqetësimin se ligji nuk parashikon trajnime specifike për fëmijët 10-15 vjeç që mund të gjenden në konflikt me ligjin. 

Pas dëgjesave, kryetarja e Komisionit të Edukimit, demokratja Ina Zhupa, thumboi deklarimet e kryeministrit.

“Ju falënderoj që të 7 përfaqësuesit që folët që në asnjë rast nuk thatë fajin e ka Tik-Toku apo ndonjë rrjet tjetër”, tha ajo. 

Kjo solli reagimin e ish-ministres së arsimit, Evis Kushi, e cila në cilësinë e deputetes, ju drejtua të gjithëve duke ju thënë: 

“T’ju vijë turp. Pse nuk e përmendni ju që ne tek testi PIZA dolëm keq, por tek testi TIMS kemi dalë shumë mirë, mes 14 vendeve me rritje? Pse të mos ju themi një fjalë të mirë mësuesve që meritojnë mirënjohje?”, tha ajo. 

Replikat zhgënjyen aktivistët që kishin ardhur për të biseduar në komision. 

“Kur grinden dy elefantë, prishet bari, dhe bari këtu u prish”, tha Roland Hysi, këngëtari i dedikuar fushatave në mbrojtje të fëmijëve.

Mbledhja vijoi gjatë me replika personale. 

Debatet në mbledhje:

Ina Zhupa: Do bësh propagandë këtu?

Evis Kushi: Po nuk do pyes ty çfarë do flas, apo e shoh që po vjen fushata dhe po ju sheh Doktori dhe doni të dukeni sa më aktivë. 

Ina Zhupa: Doktori nuk të sheh ty në këtë orë, se ka konferencën e vetë. 

Evis Kushi: Ma jep fjalën, të të vijë turp që nuk më lejon të flasë. 

Ina Zhupa: Mos të vjen ty turp si deputete e Elbasanit? Për çfarë të më vijë turp mua? Unë as kam vjedhur, as kam qenë ministre...

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj