Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sërish sa i takon përplasjeve në kuvend një ditë më parë me kryeministrin, Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Alibeaj shkruan se sa më shumë që kryeministri Edi Rama reagonte në të njëjtën mënyrë si ditën e djeshme, aq më shumë ishte zhytur në afera që sipas tij e mbanin peng.
“Nuk do shumë mund për të kuptuar se sa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarke vërdallë!
Kjo ndodh teksa buxheti 2023 shkoi si gosti për miq e klientë, nga një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë. Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi.
Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë”- shkruan Alibeaj.
Debatet e ashpra mes kryeministrit, Edi Rama dhe deputetëve të opozitës ndodhën gjatë seancës plenare të ditës së djeshme në Kuvend, ku po diskutohej mbi buxhetin e vitit 2023.
Përplasjet nisën pas deklaratave të kryeministrit, Edi Rama ndaj deputetit demokrat, Dashnor Sula, duke e quajtur këtë të fundit ‘gjel Peqini’. Alibeaj kërkoi nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla që të përjashtonte Ramën nga seanca për shkak të gjuhës së përdorur nga kreu i ekzekutivit.
Komente












Shko lepiju sales ti ate boj
PërgjigjuO alibeaj se ka gabim rama kur thot qe varesh nga berisha
PërgjigjuKy Alibeaj i ka leshuar pellumbat krejt smerr vesh me asgje
Përgjigju