Lista Serbe i kërkon Vuçiç të ndërpresë dialogun me Kosovën derisa të largohet policia dhe kryetarët e komunave
Goran Rakiç kreu i listës serbe
Lista Serbe i kërkon Serbisë të ndërpresë dialogun me Prishtinën derisa të tërhiqen të gjitha forcat speciale policore nga veriu Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të largohen nga komunat serbe.
“Ne, përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova si dhe i gjithë populli serb, i dërgojmë një kërkesë presidentit tonë Vuçiç dhe gjithë lidershipit shtetëror që menjëherë të pezullojë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialogun me Prishtinën. tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç në konferencën për media citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Sipas tij, Lista Serbe beson se çdo bisedë e mëtejshme me Prishtinën në rrethanat aktuale nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe kundërproduktive.
Më 23 prill 2023 në veri të Kosovës u mbajtën zgjedhje lokake pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - në nëntor të vitit të kaluar. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në këtë zone, ndërsa kryetarët e rinj janë të gjithë shqiptarë. Përfaqësuesit serbë në Kosovë dhe Beogradi zyrtar nuk i njohin këto zgjedhje.
Më 26 maj grupe qytetarësh serbë u përleshën me policinë e Kosovës që kishte shkuar për të asistuar kryetarët e komunave të hyjnë në zyra. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa ata qëlluan policinë me gurë e sende të tjera. Së paku 5 policë u plagosën dhe disa makina u dëmtuan. Kosova fajëson Serbinë ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, urdhëroi ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.
Lajmi kryesor:
Policia ruan ndërtesat komunale në veri të Kosovës, Osmani akuzon Beogradin: Po instrumentalizon serbët! Serbia në fuqi gatishmërinë luftarake
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor, 17:25
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16