Përplasjet në PD, Karabina për Report Tv: Bardhi të reflektojë, po shkel statutin! Baçi: Nuk i kanë as 25 mijë anëtarë, kanë futur në listë familjarët

Mes Partisë Demokratike ka nisur një përplasje për vulën. Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Mirela Karabina i bën thirrje sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit që të reflektojë, pasi ky i fundit ka thirrur online mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Karabina thotë se Bardhi po shkel statutin.

“Do doja që Bardhi të reflektonte, kam besuar te bardhi si kapacitet. Të reflektojë dhe të tregonte pjesën e tij më të mirë dhe të mbante një qëndrim të qartë politik. Çfarë po ndodh dhe pse po ndodh tani. Pse po shkelet statuti dhe cili këshill do thirret nesër”, shkruan Bardhi.  

Karabina thotë se emergjente zgjedhja e kreut të ri të PD-së, në mënyrë që partia të kthehet në një alternativë qeverisëse.

“Është një situatë që s’do doja të kishte ndodhur. PD është në proces të zgjedhjes së kryetarit, prej kohësh nuk është në aksion politik, zgjedhja e kreut është emergjente, aq më tepër kur shohim që maxhoranca ka probleme. PD duhet një orë e më parë duhet të bëhet gati dhe të jetë alternativë qeverisës. Kemi PD që është në proces të zgjedhjes së kryetarit dhe menjëherë kalon ën riorganizim dhe rifomatim. Një që përballet me drejtësinë dhe PD drejt së ardhmes”, tha Karabina.

Nga ana tjetër, deputeti i Rithemelimit thotë se kjo përplasje është një komedi mes aktorëve të PD të cilët luftojnë për vulën se e dinë që nuk kanë mbështetje në bazë. Sa i takon tkurrjes së listës së anëtarësisë së PD, Baçi thotë se nuk i kanë 25 mijë anëtarë, por e kanë mbushur listën me familajrët e tyre. Baçi tha se e sfidon PD që ta publikojë listën e anëtarësisë.

“Kur voton shumica jemi të detyruar për ta pranuar dhe bashkëpunuar. Sot kemi një komedi tjetër që luhet mes aktorëve të PD. I gjithë sherri bëhet për vulën dhe këtë e bëjnë njerëzit që s’kanë mbështetje në bazë, e dinë që po të futen në zgjedhje 1 anëtar 1 votë s’kanë mbështetje. Nuk duan të bashkohemi, është gjetur non grata e Berishës. Amerikanizmi ka demokracinë dhe votën si primare. Ne u themi hajde të votohemi tek PD të gjithë bashkë, askush s’ia jep të drejtën askujt të përjashtojë askënd. Si kanë as 25 mijë, i sfidoj të publikojnë listën e anëtarëve që do votojnë më 29 korrik. Do jetë me emra familjarësh, s’kanë qenë ndonjëherë pjesë e PD”, tha Baçi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike