Komisioni Zgjedhor i PD konfirmon tkurrjen e listës së anëtarësisë për zgjedhjen e kryetarit! Gjana: Hoqëm berishistët! Vulën s'ka pse ta mbajë Bardhi

TIRANË- Teksa jemi në prag të zgjedhjeve për të mësuar emrin e kryedemokratit më 29 korrik, listat e anëtarësisë që do të votojnë është shkurtuar me 50 mijë anëtarë.
Kreu i komisionit zgjedhor brenda PD-së Jemin Gjana konfirmoi sot (25 Korrik)  pas mbledhjes së Komisonit Zgjedhor të përbërë nga Indrit Sefa, Enriketa Papa, Gazment Koduzi, Xhemal Bushati, Aurora Domni,  Myzafer Elezi, Rezart Kthupi, Ndihmës, Ervis Xhako, Ndihmës, tkurrjen e listave të anëtarëve votues.

Në Partinë Demokratike, tashmë mund të votojnë vetëm 25 mijë anëtarë, më 29 korrik për kryetarin e ri të PD, ku Lulzim Basha e Gjergji Hani do të kërkojnë drejtimin e Partisë. Një shifër që tregon një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor 2021, ku në lista ishin 75 mijë anëtarë.

Në listat e së shtunës janë lënë jashtë emrat që i janë bashkuar ‘Rithemelimit’ të Sali Berishës.

Lidhur me këtë realitet të ri të Partisë Demokratike, kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana e quan procesin legjitim ndërsa nënvizon se këto shkurtime vijnë pasi këta anëtarë kanë deklaruar se janë zyrtarisht pjesë e ‘Foltores’.

“S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po... Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje. Bëhet fjalë për njerëz të angazhuar zyrtarisht dhe të deklaruar zyrtarisht si pjesë e foltores.”- thotë Gjana.

Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Malokut sesi janë kryer këto verifikime kryetari i Komisionit Zgjedhor, Gjana tha se nuk mund të jenë dy grupime njëra zyrtare e jo zyrtare pjesë të votimeve.

Një koment e pati edhe për çështjen e vulës së partisë, gjë që u bë ‘mollë sherri’ mes demokratëve. Gjana tha se vula nuk i përket Sekretari të Përgjithsëm të partisë por zyrës së protokollit.

Sipas tij, në kushtet kur po afronin zgjedhjet, u detyruan të krijonin një vulë. Por në këtë garë për kretarin e ri të Partisë Demokratike, 7 deputetë po përpiqen ta pengojnë, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, pasi sipas tyre ëshë një trampolinë e sigurt e Lulzim Bashës për t’u kthyer në karrigen e kryetarit.

 E pikërisht që pas këtyre lëvizjeve të gurëve të bërë nga Basha, Kryesia i ka marrë vulën këtij të fundit, duke ja kaluar përfaqësuesit ligjor të PD-së, Indrit Sefës, i cili është gjithashtu anëtar i Komisionit Zgjedhor. Përballë Lulzim Bashës shanset që Gjergj Hani të marrë partinë janë pothuajse minimale, kjo bazuar edhe në figurën e tij jo fort të njohur politike si dhe fushatën pothuajse inekzistente të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
‘Sherri’ për vulën, Gjana: E mban arkivi e protokolli i partisë jo Sekretari i Përgjithshëm! Duhet të prodhonim një tjetër

1690277356_jemingjana.jpg

Gjana ka folur edhe për vulën e PD-së që është kthyer në mollë sherri në PD. Sipas tij vula qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm.

“Më duket shumë e rëndomtë që dikush ta marrë vulën në xhep. Më vjen keq që z.Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vulën nuk e kam unë.  Nuk e di kush e ka. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi, është prodhuar vula.

Sa për vulën, më vjen keq se unë nuk mendoj që vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD-së, si vula e çdo institucioni publik, pa asnjë përjashtim ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time të 33 vjetëve të PD-së ka qëndruar në zyrën e protokollit, nuk e mban as sekretari, as kryetari i partisë. Rri në arkivën e institucionit.”, tha Gjana.

Ora 11:36
Si është bërë verifikimi për listën e anëtarëve të PD? Gjana: S’i kemi bërë në Tiranë, procesi është tërësisht statuor

 

Pyetjes së gazetares Danjela Maloku sesi është bërë verifikimi i anëtarësisë Gjanaj i përgjigjet duke dhënë detaje për grupet e punës dhe kryesisë. Gjanaj e cilëson plotësisht statur.

“Në të gjitha rastet degët e PD-së kanë sjellë verifikimin e listave të anëtarësisë. Nuk i kemi bërë ne në Tiranë. Sigurisht ka pasur grupe pune dhe të kryesisë. Në asnjë rast nuk ka pasur që organizohen zgjedhje në parti dhe të mos ngrihen grupe pune me anëtarë të kryesisë qendrore të PD-së, deputetë. Ata që kanë pranuar të shkojnë.”- thotë Gjanaj.

Ora 11:36
Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana: Ngelen jashtë deputetët dhe anëtarët e "foltores"

Jemin Gjana e quan procesin legjitim. Ndërkohë që lista e demokratëve që do të votojnë është reduktuar në 25 mijë anëtarë.

Por a janë këto zgjedhje legjitime?

"Zgjedhjet janë tërësisht legjitime. Kush pretendon për mungesë legjitimeti, debati nuk është debat rruge por ka institucione brenda partisë dhe jashtë që marrin vendime dhe e çojnë drejtësinë në vend. Kush ka ankesa aty e ka sistemin për tu ankuar" thotë Jemin Gjana

Nuk janë pjesë e listës ata që në zgjedhjet e 14 majit janë angazhuar në fushatën e koalicionit “Bashkë fitojmë”

“Bëhet fjalë për njerëz të angazhuar zyrtarisht dhe të deklaruar zyrtarisht si pjesë e foltores” tha Gjana.

Ora 11:31
Zgjedhjet e 29 korrikut PD me listë të tkurrur, Gjana: Janë 25 mijë anëtarë, s’ka kushtëzim statuor për numrat! Jo të gjithë mund të jenë pjesë

 

Deputeti demokrat, Jemir Gjana është prononcuar pas mbledhjes së Këshillit Zgjedhor në PD për zgjedhjet e 29 korrikut. Sipas tij, tkurrja e listës së anëtarëve me 25 mijë nga 75 mijë që kanë qenë, nuk ka asnjë shkelje. Sipas tij kjo listë është tërësisht statutore.

“PD ka patur në dijeninë time, dikur edhe 120 dhe 12000 anëtarë. Ka patur një listë me 75 mijë anëtarë në 2021 nga të cilët të gatshëm për t’u bërë pjesë 40 mijë natërë. S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po... Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje. Kaq është numri i anëtarëve të cilët janë verifikuar.”- tha ai.

Pyetjes së Danjela Malokut sesi është bërë ky verifikim për listën e anëtarëve thotë se nuk mund të bëhen pjesë demokratë që kanë qenë pjesë e një grupimi tjetër politik.

“Procesi vlen dhe është legjitim. Secili ka të drejtën të luajë më shifra. Duke kontaktuar anëtarët e PD. Jo nuk janë kontaktuar të 75 mijë. Sepse pjesa e angazhuar në zgjedhjet e fundit në një grupim tjetër politk e parti të tj politke, njëra zyrtare e jo zyrtare nuk mund të jenë pjesë e votimit.”-tha ai.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 25/07/2023 17:25

    Me parti budallenjsh nuk njef historia! Jo 12 por 120 vjet rri ne pushtet Rama me ca dordolece si puna juaj.

    Përgjigju
  • goni: 25/07/2023 17:03

    basha ska asnje shans pervecse te jete serisht deputet mbase ...nje pjese e mire e elektoratit sdo i bashkohen kurre ,pd ne kete gjendje (me tre fraksione) ska asnje shans ...

    Përgjigju
  • Dulja: 25/07/2023 16:44

    Tani bejn sikur zihen bardhi me bashan. Bardhi merr vulen dhe iken me te te Baerisha. Basha prodhon nje vul tjeter. Tani jan treshe.

    Përgjigju
  • valteri: 25/07/2023 11:43

    Perse e ban kete loje Basha..??..Kur po te kete jete ky njeri 2000 vjete..ne Shqiperi ku e njohin se qvar legeni eshte kryeminister jo e jo por as ne Mallakaster per 700 zgjedhje nuk munde te fiton ,vete kandidimi i tia per qvar do poste eshte ofendim per shqiptaret pa dallim partie,feje a po arsimimi..Ka marr rrollin e kelyshit Kristaq Rames dhe asgje me shume

    Përgjigju
    • Kistra: 25/07/2023 13:23

      Basha dreqit nuk i duhet, pra edhe Rames nuk i vlene as per kelyshe e as per asgje!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare