Përplasjet për shpërblimet në peshëngritje! Aty ku s’ka punë profesionale dhe rezultate ka llafe dhe asgjë tjetër

Përplasjet për shpërblimet në peshëngritje! Aty ku s’ka punë profesionale dhe rezultate ka llafe dhe asgjë tjetër

Një vit tepër i dobet për sportin shqiptar e veçanërisht për peshengritjen. Brenda 4 muajsh u zhvilluan në Shqipëri 2 kampionate Europiane të peshëngritjes për të rritur dhe të rinj. I ndoqa me shumë interes të dy aktivitetet për faktin që bëheshin në Shqipëri dhe se pjesemarrja e përfaqësueseve shqiptare do ishte e mirë… Por duhet thënë pastër dhe ndershëm se e gjithë pjesëmarrja e peshëngritësve tanë ishe shumë e dobët deri në kufirin e inekzistencës të të qenurit rival apo konkurues për të tilla nivele..!!

Ndërsa ndër pjesmarrësit e vendeve Europiane pamë gara të bukura, me rivalitet dhe rrezultate të mira. 
Në garat e të rinjeve që u zhvilluan në Durres ra në sy paraqitja e shkëlqyer e shumë peshëngritësve nga vende të ndryshme Europiane që treguan shpirt gare, teknikë të shkëlqyer, personalitet në konkurim, realizimin e provave në mënyrë perfekte, edukatë dhe paraqitje të mire fizike…ketë ishin elementët performues që më bënë përshtypje nga gara! Ndaj më pëlqyen shumë dhe konstatova se tanimë jemi shumë larg me gjithë vendet konkuruese Europiane se me Botëroret jemi të pakrahasueshëm…! Trishtim dhe keqardhje natyrisht, por një situatë e paralajmëruar të pakten nga unë që para 5-6 vitesh. Nuk dua të komentoj më asnjëherë për peshëngritjen shqiptare dhe gjithë ato që merren me zhvillimin e këtij sporti, pasi niveli drejtues, përzgjedhës, shkencor është jashtë çdo norme normale europiane…!! 

Pa kulturë sportive s’mund të zhvillosh sport cilësor e aq më tepër konkurues…! Pra me kaq do e mbyll me gjithë aderuesit e sotëm në peshëngritjen shqiptare për të folur 2 fjalë për konfliktin Qerimaj-Kovaçi…!! 

Që në fillim duhet të them se me Zef Kovaçin jemi trajner koleg që në vitin 1989 e më pas dhe mendoj se e njof mjaftueshëm dhe kam të drejtën morale e profesionale të shprehem më shumë se kushdo për këtë lloj konflikti..! Në vitin 2007 u ftova nga presidenti i asaj kohe Esat Ademi që të merrja drejtimin teknik të peshëngrites shqiptare dhe njëkohësisht të isha dhe trajner i kombëtares, ofertë që e pranova dhe kjo kohë përkonte me ndarjen e sportistit Qerimaj me trajnerin shkodran Genc Barkiçi dhe natyrshëm që deshira ime për të punuar me këtë djale ishte e madhe! Në këto kushte në janar të 2008-ës i telefonova Erkandit dhe i thashë se do kthehesha në Shqipëri…dhe se ai s’duhej të ngutej për t’u bashkuar me tjetër trajner..! Ndërkohë me të ardhur në Shqipëri bëra takimin e parë me Genc Barkiçin, të cilit i kërkova informacion mbi ish-sportistin e tij Qerimaj…dhe më pas mësova se çdo gje ishte e kotë pasi Erkandi ishte lidhur pasgjithshmërisht me Zef Kovaçin…! Më erdhi keq që s’pata mundësi të punoja me Erkandin, por zgjedhja e tij ishte bërë..!! 

Në këto kushte në një bisedë kofidenciale për kohën me vëllain e Erkandit i thashë që zgjedhja e Erkandit është e gabuar pasi Zefi s’ka kapacitetin e duhur profesional për ta çuar në nivele më të larta…!! Më pas kam dëgjuar nga goja e Zefit tek komentonte si studim për të ngritur Erkandin në nivele më të larta 2 librat e prof.dr.A.Jorgoni ‘teoria dhe metodologjia e stërvitjes sportive ‘.. dhe këtu mendova se Zefi ka ngelur në vend, pasi këto jane libra rrëfyes dhe për studente!! Dhe për sportistë të kalibrit si Erkandi këto libra shërbejnë si udhëzues për të shfletuar e studjuar ish-sportistë e trajnerë të ndryshëm që kanë shkruar për karrierat e tyre në disiplina të ndryshme sportive përfshirë edhe peshëngritjen. 

Në këto pozita ku ndodhesha punova fort për detyrën që më ishte besuar dhe dërgova ekipin shqiptar për të rinj nënkampion Europe dhe personalisht nuk përfitova as edhe një lek shperblim….! Zefi duhet ta dijë se s’ka trajner në botë qe të qëndroj 15 vite vetëm me një sportist!! kjo mendoj ka ndikuar keq në ndryshimin e metodikave stërvitore për Erkandin dhe në rritjen profesionale të vetë Zefit! 
Nga ana tjeter Erkandi i ka bërë një mbrojtje të paimagjinuar trajnerit të tij falë personalitetit dhe rezultateve shume të larta të tij..! Të gjithe njofim dashurinë pa kufinj që Erkandi ka për shtangën! Ai është shumë i disiplinuar, korrekt, kërkues dhe tepër i vëmendshëm…! Ndaj më duhet të cilësoj se personaliteti i Zefit si trajner u rrit se tepërmi vetëm nga Erkandi dhe ky përbën një rast unikal. Si koleg Zefi meriton respekt absolut, është njeri i shoqërisë, mjeshtër i fjalës dhe bashkëpunues..! Por në lidhje me situatën e krijuar me Erkandin duhet të jetë vetëm mirënjohës, mirënjohes, mirënjohës. 

Erkandi duhet të tregohet i qetë dhe të dijë mirë se sa e duan të gjithë ato që sot i kanë “dal në krah”…! Asnjëri nga ato nuk e duan Erkandin, por të keqen e kanë me Zefin që për hirë të së vërtetës qendron më lart se të gjithë sëbashku..!! Do doja me sinqeritet që miqësia e Zefit me Erkandin të mos prishej pavarësisht se nuk punojnë më sëbashku. E gjithë situata e keqe që ka përfshirë gjithë peshëngritjen shqiptare s’mund ti faturohet as të komentohet me atë çfarë ka Zefi me Erkandin…! 
Sidoqoftë prishja e kësaj dyshe ul edhe më shumë besimin e ndërsjelltë në peshëngritjen shqiptare. Çdo kush duhet të shofë punën e tij dhe të studjojë për rritjen e tyre profesionale, kulturore e edukative. Të gjithë duhet të diskutojnë e marrin masa për përmirësimin e situatës në peshëngritjen shqiptare dhe jo të merren me gjëra normale se si një trajner e sportist s’janë më bashkë dhe se trajneri kërkon shpërblimin që mund ti takoj…!! 

Pra merruni me thelbin e situatës se përse peshëngritja është kaq keq.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?