'Përqafime pa parti', Rama ndjesë publike për ata që janë fyer nga replikat e tij: Jam përkohësisht kryeministër, por do të jem gjithmonë ky që jam

'Përqafime pa parti', Rama ndjesë publike për ata që janë fyer nga replikat e tij: Jam përkohësisht kryeministër, por do të jem gjithmonë ky që jam

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur javën me një falje publike për të gjithë ata që janë ofenduar apo prekur nga replikat e tij, duke sqaruar se nuk ka pasur këtë qëllim. Ai shprehet se në mungesë të një debati politik të vërtet , është i detyruar që atë ta bëjë me ndjekësit në facebook, edhe pse ata e teprojnë më sharje e ofendime duke thënë se këto nuk janë mendime.

Rama shprehet se është përkohësisht kryeministër, por do të jetë gjithmonë ky që është duke diskutuar lirshëm për atë që beson. Ai i ka kërkura ndjesë demokratëve  të vërtet nëse janë prekur nga replikat e tij, por që pa këtë gjë nuk bën dot pasi sipas ti "ç'vlerë ka të humbim kohë këtu, nëse nuk përplasemi sinqerisht dreqi e mori?!"

Statusi i plotë i kryeministrit Rama

Miq!

Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia ketu, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju ne kete faqe, qofshin edhe urrejtesit e mi me te medhenj ata qe kundershtoj! Une s'kam kurresesi asgje personale me askend nga ju, as ju njoh e as nuk e di kur jeni prej verteti e kur fallcoprofil, po thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare, se perndryshe pse na duhet kjo faqe! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu... Disa thone s'bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s'kam qene e s'do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ai qe kam qene dhe ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas te paepur, qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s'eshte mendim fare apo jo?! Megjithate as ata s'dua t'i bej te ndjehen keq! Ne asnje menyre! Debati me terheq shume me te gjithe ju dhe me ta sidomos, e te ma bejne hallall, sepse kur se kam dot debatin politik me ata qe demokratikasit e kesaj faqeje votojne (jane pa lidhje fare te votuarit e tyre), s'kam me ke debatoj tjeter me mire se sa me ta direkt - meqe ra llafi, po ua them: Jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis, Grupi 7X7=42 e kam llafin

Nejse, s'po e zgjas me tutje dhe realisht, ndjese edhe demokratikasit me heroik nese e kam bere te ndjehet keq me repliken tim - po prapeseprape s'me rrihet, ç'vlere ka te humbim kohe ketu, nese nuk perplasemi sinqerisht dreqi e mori?!

Perqafime pa parti

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatjon: 04/05/2020 17:18

    EDI Rama është një nga politikanët më të sukëseshëm në shqipëri e madhe DHe i rrespektuar në Europe dhe në botë

    Përgjigju
  • besnik: 04/05/2020 12:42

    Po premtimet per 21 janarin apo Gerdecin,vjedhjet dhe korrupsionin i harrove.Nga trim u bere lepur.Zanati i nje politikani qe thote "kurve jam por jam kurve e ndershme".Nuk te beri populli KRYEMINISTER por krimi dhe droga.I bleve votat me para droge sic i blene Saliu, Meta e me rradhe.Askush se dinte se do kemi termet apo coronavirus me ty kryeminister.Nje politikan i korruptuar apo hajdut dhe vrases si i quajtet gjate fushates nuk u denua.Tani na thua bera dhe une si te tjeret vodha sa mujta dhe po largohem se nuk me denon kush dhe mua.Mbani premtimet sepse Zoti do ju ndeshkoje ne mos juve mendohuni se keni familje.Vicat lepihen me rradhe.SHQIPTARET po ndegjegjsohen,nuk ka me kelyshe diktature qe sillen rreth politikaneve.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 04/05/2020 09:43

    Si duket po takon fundin kryeministri ose po e le karburanti qe po kumton ndjese ne te kater anet. Po e pe keq fare hidh vallen palikari me likeberishlyltsimin.....

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 04/05/2020 08:01

    E.RAMA te falinderoi.Nuk ke ofenduar sa te kane ofenduare.I shari te shan.Je KM me i mire ne 30 vite dhe i dyti pas Ismail Qemalit.Te shajne se e dine se nuk te mundin dot me vota.Shajne Ju por shajne edhe ne qe vleresojme ju per pune,cizion,oratori,paqsir..etj.Ata menduan se do vrisje ne 2019 ne protestat e krimit.Por ju u treguat KM bote moderrne.Kjo po i tmerron Ata. -Menaxhimi mire i termetit dhe Corones po i terbon me shime,pasi ke mbeshtetje nd/kombetare 100 %.Ec para qent le te lehin.Duam mbi 90 deputet ne 2021.

    Përgjigju
  • Popull: 03/05/2020 23:23

    Populli yt mezi po te pret te LARGOHESH nje ore e me pare

    Përgjigju
    • Hasani: 04/05/2020 10:12

      O popull ti qe kerkon nje ore e me pare largimin e Rames ke kerkon qe te vije ne pushtet kerkon Bashe vrasesin apo Sali kriminelin. Mjafton akti fisnik qe ai kreu duke derguar ne Itali 30 dhe me pas edhe 60 mjeke dhe infermiere te tjere per te ndihmuar kete vend ne luftimin e Koronavirusit ne nje kohe kur vete Europa i ktheu shponen ku per here te pare ne te gjithe historine e Shqiperise Himni yne te egzekutohet dhe te duartrokitet ne ballkonet e te gjithe qyteteve italiane dhe qe me kete akt i dha te kuptoje Europes dhe me gjere ja kush eshte Shqiperia. Bashkohem edhe une me z. Ethem Lalaj kur thote qe e krahason mev Ismail Qemalin

    • A...Zh: 04/05/2020 10:05

      Ne fakt une nuk po prese kete, por qe drejtesia t'mund te vere dore mbi te gjithe horrat e politikes!

    • bledi: 04/05/2020 09:11

      shum dakord me komentusin lala edhe ti populli cilin popull perfaqson flitni vetem per veten tuj jo per te tjeret do te jesh ndonje prej atyre qe flitnin ne emer ie popullit jeni…….

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron