Përse nuk duhet t’i gënjejmë fëmijët? Një manual për prindërit sipas pediatres Lira Gjika

Prindërit shpesh stepen para përgjigjeve që duhet t’i japin fëmijeve të tyre për tema të caktuara, duke bërë që shumë probleme, situata që kanë lidhje me fëmijët t’i shpjegojnë nëpërmjet atyre që ata i kanë quajtur ‘gënjeshtra të bardha’. Por a i dëmton fëmijët genjështra në moshë të vogël?

"Ne i gënjejmë fëmijët dhe ky është një problem madhor i joni që ne i gënjejmë fëmijët jo se duam ti gënjejmë por ne nuk kuptojmë veprimin tonë se këshu na kanë gënjyer ne dhe themi ‘hë se është i vogël dhe nuk kupton. Nuk ka gënjeshtra të bardha sepse është fëmijë i vogël. Duhet ti thuash sjam gati të flas pse duhet të gënjësh një fëmijë. Këto janë fjalë koti. Gënjeshtër mund të merret tek libri por këtu futet në punë kreativiteti.Po mos ti gënjejmë ne, do dallojmë që gënjeshtra e fëmijës deri në 6 vjec nuk është gënjeshtër por po verifikon sjelljen e tij, mendimet e tij. Nëse ndodh pas moshës 6 vjecare duhet të flisni me specialistët sepse po ndërtohet një ves, fëmija është I ndrydhur qe dyshon, ka frikë dhe do të tregojë një vete që nuk e beson’ u shpreh pediatria Lira Gjika.  

Ndër të tjera ajo shpjegoi se fëmija kupton që në moshë të hershme dhe i regjistron e automatizon veprimet e prindërve:

“Natyrisht që na njeh më mirë se ce njohim ne veten sepse ai do bëhet si ne dhe kur sheh një veprim tonin thotë kur e bën mami me babin kjo qenka e mira. Dhe ai dashur padashur se në këtë fazë proceset janë e regjistron memoria dhe e automatizon. Ne jemi kontradiktorë në veprimet tona, pra ne fëmijen e gënjejmë dhe pastaj i themi fëmijës pse gënjen kur modeli jemi ne. Kur ne nuk e respektojmë fëmijën” tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
A duhet t’i shpjegojmë fëmijëve humbjen e personave të dashur? Pediatria Lira Gjika: Po, fëmija ende nuk ka sferë emocionale të zhvilluar

T’u shpjegosh fëmijëve humbjen e personave të dashur  është një nga vështirësitë më të mëdha të prindërve. Pasi i tremben reagimit të tyre dhe nëse do të jenë në gjendje që ta kuptojnë dhe të merren me atë dhimbje, pavarësisht moshës së tyre.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” pediatria Lira Gjika u shpreh se fëmijës duhet t’I tregojmë të vërteten, duke ia shpjeguar atë.

“Ne nuk kemi kurajo sepse jemi mësuar të gënjejmë dhe i biem shkurt. Dhe e gënjejmë fëmijën për një gjë të madhe, ne e gënjejmë fëmijën edhe kur humbin prindërit, nuk e lëmë të jetë pjesë e zisë, kur zia është një stad që duhet jetuar me vërtetësinë më të madhe sidomos tek fëmijët. Fëmija mban zi edhe kur e shkëpusim nga gjiri” tha ajo.

Por si mund t’ia shpjegojmë fëmijës mungesën e një anëtari të dashur të familjes:

“Shumë thjesht, nuk ka qenë kaq problem para 80 vitesh. Fëmijët merrnin pjesë në varrim, thuaji ‘ nuk është më’, tregohet me lulen shumë mirë, tregohet me peshkun, me kafshët. Merr një lule,  fishket lulja e futim në dhe, kjo është e vërteta, pse kemi frikë nga e  vërteta? Nuk trembet fëmija, ai ka hallin se cfarë do të ndodhi me të” këshilloi ajo.

Ndërsa shpjegoi se t’i tregosh fëmijës për vdekjen nuk e dëmton  por e ndihmon që të kuptojë se askush nuk e shpërfill atë:

“Absolutisht që jo, fëmijën e dëmton vetëm gënjeshtra. Fëmija ende nuk ka atë sferë emocionale të zhvilluar siç e kemi ne. Fëmijës i mungon dhe qan jo se e do por se e gënjejnë. Ne nuk kuptojmë përse qan fëmija. Natyrisht që i mungon një njeri por qan më shumë se ne e gënjejmë, nuk e respektojmë dhe nuk i themi të vërtetën, çuditërisht fëmija e di. Pra ne gënjejmë veten, fëmija e merr që nuk e përfill njeri” u shpreh pediatria Lira Gjika.

MC/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë