T’u shpjegosh fëmijëve vdekjen është një nga vështirësitë më të mëdha të prindërve. Pasi i tremben reagimit të tyre dhe nëse do të jenë në gjendje që ta kuptojnë dhe të merren me atë dhimbje, pavarësisht moshës së tyre?
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” pediatria Lira Gjika u shpreh se fëmijës duhet t’I tregojmë të vërteten, duke ia shpjeguar atë.
“Ne nuk kemi kurajo sepse jemi mësuar të gënjejmë dhe i biem shkurt. Dhe e gënjejmë fëmijën për një gjë të madhe, ne e gënjejmë fëmijën edhe kur humbin prindërit, nuk e lëmë të jetë pjesë e zisë, kur zia është një stad që duhet jetuar me vërtetësinë më të madhe sidomos tek fëmijët. Fëmija mban zi edhe kur e shkëpusim nga gjiri” tha ajo.