“Rithemelimi” pikën më të fortë dhe njëkohësisht më të dobët ka Sali Berishën.
Rënia e tij do të thotë shkërmoqje e “Rithemelimit” dhe bërja e saj kasht e koqe.
Ndërsa për Berishën është folur shumë, vlen të merren në analizë deputetët e kësaj lëvizjeje, të cilët në masë të madhe herë shfaqen si figura komike, herë si tragjike, por asnjëherë pa i humbur nuancat e qesharakes.
Ekstremiteti i qëndrimeve të tyre, të kujton poezinë satirike të Gjergj Fishtës, “Metamorphosis”, që i kritikonte qëndrimet akrobatike të shqiptarëve, të cilat ndryshonin mëngjes e mbrëmje, duke mos pasur asnjëherë të njëjtin qëndrim.
Kjo gjë i ka ndodhur dhe shumicës së deputetëve të Rithemelimit, që i janë bashkëngjitur Sali Berishës.
Ata kanë shkuar nga ekstrimi në ekstrem, duke shkelur mbi veten, mbi arsyen, mbi logjikën, duke e humbur fytyrën e tyre dhe duke u bërë të pabesueshëm në popull.
Të gjithën e bëjnë për një karrige deputeti në zgjedhjet e ardhshme.
Një prej tyre është i famshmi Ferdinand Xhaferri, ai që dikur do rregullonte cilësinë e diellit.
Mirëpo, tani ka hequr dorë nga cilësia e diellit, dhe është përqëndruar te cilësia e opozitës nga Hëna.
“Na duhet Berisha që edhe në “Hënë” të jetë, të bëjë opozitë.” – u shpreh mbrëmë në një debat televiziv Xhaferraj.
Nëse Xhaferraj dhe të tjerë do kishin koherencë në qëndrimet e tyre, ata do ishin në të drejtën e vet për të mbajtur çdolloj qëndrimi.
Por ajo që i bën të pabesueshëm, qesharak dhe të pamoralshëm politik, është shndërrimi dhe akrobacia në qëndrime.
Është i njëjti deputet që vetëm pak kohë më parë shprehej se: “Foltorja e ‘Non Gratës” bëhet për llogari personale, nuk ka cilësi fare”.
Kë të besojnë demokratët: Ferdinandin e opozitës së Hënës apo atë të Diellit dhe të Non Gratës?/ Tema
Komente












Ah sa e artè do ishte gjèndja, nèse "nuk do ngjisnin" vetèm kèta tè grupit uturaku. Kèta kanè Mulin, Vokshin, Xhaferrajn,Boçin, qè mund ti vèsh edhe nè mesin e arave si dordolecè por edhe aty, jam i sigurtè qè dikur, mè tepèr tè prishin punè sesa tè ndihmojnè. Ah sikur tè ishin vetèm kèta,,,gjysma e sè keqes. Kè shohèm majtas mo aman? Kush ngjit nga ta? Zogj korrupsioni, tè ardhur nga fshati qè mbushin "administratèn shtetèrore" me farefisin e tyre si hijena? Kèta ngjisin? Jo mo jo,,kètu nuk ngjit asgjè mè. Edhe ajo qè u instalua me miliona amerikane,,,,sistemii ri i drejtèsisè, qè duhet tè ngjiste pèr tè ringjallur shpresèn e humbur,,,edhe ata, seç duken tè fjetur, sikur u mungon maniveli pèr tè ndezur motorrin si njèherè e njèkohè? Nèse ata tè rithemelimit tè gropès sè gjirizit luftokan pèr njè karrike nè kuvendin e ardhshèm,,çfarè kujtoni se bèjnè kèta tè Ramès,,,,,,NJÈLLOJ,,,,I BÈJNÈ FRESK BAJRAKTARIT. Ngjit kjo?
Përgjigju