Përshtati lokalin për përdorimin e drogës, arrestohet 36-vjeçari në Fier
Lënda narkotike që iu sekuestrua 36-vjeçarit
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
I riu është identifikuar si Elton Duroj, ndërsa me një njoftim për mediat, policia bën me dije se ai kishte përshtatur lokalin e tij, në rrugën "29 Nëntori", për përdorimin e lëndëve narkotike,
Ai ra në prangat e policisë pas dy muajsh hetime, pas finalizimit të operacionit policor të koduar "Parandalimi".
Policia sekuestroi 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste si dhe 650 gram kanabis.
Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.
Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës", “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3023
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Fier, vdes 64-vjeçari! Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga
29 Qershor, 18:49
-
Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari (EMRI)
29 Qershor, 16:46
-
Fier/ Shuhet zjarri masiv në kodrat me Ullishte në Peshtan të Vogël
29 Qershor, 16:30
-
Aksident në aksin rrugor Fier - Patos
29 Qershor, 14:01
-
Vranë babain 77 vjeçar dhe i plagosën të birin se ndezën zjarr, prokuroria kërkon 25 vite burg për Armando Boriçin, 17 për të vëllanë
29 Qershor, 10:44
-
VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese
26 Qershor, 18:00
-
Lushnje, digjen rreth 5 hektarë ullinj, drurë frutorë dhe shkurre në kodrat e Vainit në Karbunarë
26 Qershor, 09:12
-
“Uji i kuq, s'e pijnë as pulat! Rruga skandal, s’hyn ambulanca”, banorët e fshatit Hajdaraj në Lushnje: Na kanë braktisur Bashkia e Qeveria!
25 Qershor, 15:39
-
Patos/ Lumi Gjanica mbulohet nga mbetjet urbane, kryetari i bashkisë për Report Tv: Tani po e marr vesh, do ta zgjidhim
23 Qershor, 18:28
-
Ministri i Brendshëm me përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës të 6 bashkive të qarkut Fier, përsërit apelin: Zjarrvënia është një krim që dënohet ashpër nga Kodi Penal
22 Qershor, 17:46
-
Aksident në aksin Fier-Levan, një person përplaset nga mjeti teksa po lëvizte me biçikletë
21 Qershor, 19:32
-
Fier/ Paradë mjetesh bujqësore, festë për grurin në Pojan
21 Qershor, 17:51