Gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave
TIRANË, 27 Gusht /ATSH/ - Keshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra te Drejtorit te Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasarit dhe vendosjen ne kete detyre te Persida Asllanit.
Me poshte vendimi I plote I KM:
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, "Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Persida Asllani emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  "Fletoren zyrtare". /gj.m/