Personazh/ Shkurte Shatri, mësuesja e muzikës që theu tabunë në Has: Për herë të parë, bëra pjesë vajzat në aktivitete artistike

Pranova të bëhem urë, veç mos t'bjerë askush në ujë ....! Kanë kaluar vite që kur mësuesja e muzikës Shkurte Shatri nga Hasi, doli në pension. Deri para 8 vitesh, lënda për të cilën ajo jepte mësim me shumë pasion ishte gjithçka për të. Ajo punoi për 42 vite me radhë, që prej ditës kur nisi punë në vitin 1974. Pasi përfundoi shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” në Tiranë nisi me mësimdhënien, nga e cila nuk u shkëput asnjëherë. Me punën e saj të palodhur, përpos të qenurit nënë dhe grua e devotshme mësuese Shkurta u aktivizua në mjaft aktivitete të ndryshme kulturore-artistike, duke treguar se me përkushtim ka mundur të mposhtë edhe mentalitetin e kohës, sidomos në fshatin e saj të lindjes.

“Fshati Helshan është një fshat në përgjithësi i empancipuar. Por fanatizmi dihet ishte në vitet 70-ta. Dhe për këtë arsye te libri “Urë” jua kam kushtuar prindërve që i kanë dërguar vajzat në shkollë në vitet 1965-1970 nga fshati Helshan dhe Kosotur që kanë qenë shkollë të përbashkët. Ja kam kushtuar sepse atëherë ishin shumë koncepte me e dërgu vajzën në shkollë sepse vajza duhet me shku te burri jo në shkollë”, thotë ajo.

Një numër i madh koncertesh, me çifteli në duar Shkurte ishte ndër të parat gra që solli emancipimin në fshatrat e Hasit. Edhe pse vështirësia në fillim ishte e madhe, pasi mjaft prej prindërve ishin fanatikë për  t’i dërgonin vajzat nëpër aktivitete artistike mësuesja ka mundur t’ia dalë. Një grua që i dha zonës së saj një hov kulturor, në rrethin e Hasit me mjaft çmime e medalje të fituara.

“Një vajzë me i ra fizarmonikës në Has për banorët ishte ma shumë si qesharake. Por njerëzit ishin kuriozë. Unë megjithatë i kam zhvilluar aktivitet mbasditeve të cilat ishin shumë të pasura. Kur ishte ferma kemi dhënë koncert. Një grup grash që ishin ulur duke parë, janë quar dhe na kanë përqafuar. Na rinutë jetën na thanë. Ishin momente prekëse, momente të mira. Me fizarmonikën dhe gjininë e kam dhënë pjesën e emancipimit. Hajt se është Shkurta. Unë shkoj. Unë e dërgoj vajzën dhe fëmijën se është Shkurta. E dërgoj pa merak”, u shpreh Shatri.

Sot, ndjen dhembje pasi me ndryshimet e sistemit dhe kalimin e viteve tashmë është shkrumbuar gjithçka, edhe muzeu i Krumës.

“Kemi marrë flamuj e çmime që i kemi vendosur te muzeut. Sot nuk janë. Të gjitha kanë qenë në muze, çmimet e para, medaljet që u dogj bashkë me muzeun. Kam shumë dhimbje për djegien e muzeut. Nuk flas dot për muzeun (përlotet). Gjithçka është zhdukur. Gjithçka që ka sjellë populli atje, veshjet, kostumet janë zhdukur. Gjithë historia dhe materialet që ishin ju ka hyrë flaka. Çfarë të them”.

Me daljen në pension, nuk e ndali punën krijimtarike. Ajo ka botuar dy libra “Ura” dhe “Fjala”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI