Trafik njerëzish e vjedhje, kush janë protestuesit me rekorde kriminale në Kalimash

Trafik njerëzish e vjedhje, kush janë protestuesit me rekorde kriminale në Kalimash

Protestuesi me rekorde kriminale

“Policia krijoi kushtet dhe mori masat për tubimin. Manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua në sulm ndaj policisë nga grupe individësh të papërgjegjshëm, në përbërje gjendeshin edhe elementë me të shkuar kriminale dhe me rrezikshmëri kriminale"

Me këtë deklaratë, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, theksoi se në protestën e Rrugës së Kombit kishte disa persona të dënuar më pare me precedent penal. Policia tashmë disponon identitetet e disa prej personave të dënuar. Mësohet se janë disa persona me precedent të mëparshëm penal dhe të rrezikshëm pjesë e hetimeve intensive për ngjarjen.

Mes tyre është edhe Shinjaz Basha që shohim në këtë foto, I cili rezulton se është dënuar si bashkëpunëtor në vjedhje Në fotot e siguruar nga Report TV Basha dallohet teksa qëndron mes protestuesve.

Por Basha nuk është i vetmi i dënuar që merrte pjesë në Protestë. Report TV ka siguruar edhe identitetet e një të arrestuari tjetër, i cili është Rasim Koloshi. Ky i fundit është një tjetër protestues i arrestuar. Ai rezulton i sapo liruar nga burgu. Nga një kërkim i thjeshtë rezultoi se Koloshi është arrestuar në muajin dhjetor në pikën kufitare të Morinës teksa po ndihmonte disa persona me dokumente të falsifikuara të kalonin kufirin me Kosovën.

Koloshi vijon të jetë në procedim penal nga ana e drejtësisë shqiptare. Burime nga policia kanë bërë me dije se këta nuk janë të vetmit persona me precedent që merrnin pjesë në protestë, por nuk bëhen me dije emrat për arsye se janë ende në kërkim.

Një tjetër i arrestuar është Adem Duraku, ndërkohë një person tjetër me këtë emër rezulton i dënuar për trafik droge, por personi i arrestuar Adem Duraku nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Emrat e rinj, zgjerohet lista e protestuesve me rekorde kriminale në Kalimash

Protesta e dhunshme e së shtunës në Rrugën e Kombit prodhoi ngjarje të rëndë në Kalimash. Mes të  arrestuarve ka emra që janë të njohur për drejtësinë edhe më parë për vepra të ndryshme penale.

 Ndërkohë që opozita proteston për lirimin e tyre, të dhëna të reja tronditëse dalin në dritë, që të bëjnë të kuptosh që dhuna ishte e orkestruar dhe në ballë të saj do të ishin persona me rekorde kriminale, shkruan javanews

 Javanews sjell 3 raste të reja, ku shtetasit e arrestuar  janë me precedentë të mëparshëm si ”Armëmbajtje pa leje”, “Vjedhjes” dhe “Kondrabandë mallrash”.

 Ermal Elezi – I akuzuar për ”Armëmbajtje pa leje”

Florenc Avxhia – I proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”

Adriatik Kovaci – I proceduar për “Kondrabandë mallrash”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pavllo bilja: 02/04/2018 17:46

    O Shqiptar a e kuptoni ju mor zotni se pd është parti kriminelash po zhdukeni ktë parti k Shqiptar trima tregojini vëndin . E në qoft se dhe Edi nuk bën për këtë pkpull trdgoini vëndin dhe Edit pk me kriminelat e pd mos u merni më ata e kan tregu fytyrën 100 her çfar doni më mor Zot . ZOTI QOFT ME JU O SHQIPTAR .RROFT SHQIPËRIA

    Përgjigju
    • Veshgjati Viçidolit: 02/04/2018 17:53

      Rrnofshin cubat e mi qe kallen Kalimashin. Tash radhen e ka Edvini.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit