Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami

Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami

Peruja është goditur nga një termet me magnitudë 7.2 ballë Righter, ditën e sotme.

Sipas ‘The New York Times’ si pasojë e këtij tërmeti, janë plagosur të paktën tre persona, ndërsa është lëshuar edhe një alarm për cunami, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në ndërtesat në kryeqytetin, Lima, rreth 600 milje larg, sipas zyrtarëve.

Tërmeti goditi rreth një milje larg brigjeve të rajonit Arequipa të Perusë në orën 12:36 të mëngjesit me orën lokale.

Nga ana tjetër, autoritetet peruane lëshuan një alarm për cunami në bregdetin e vendit dhe paralajmëruan se valët mund të arrijnë në qytetin e Puerto Atico deri në orën 12:52 të mëngjesit.

Tërmeti i fundit vdekjeprurës i Perusë vrau të paktën dy persona në vitin 2022 me magnitudë 5.4 ballë.

Ndërsa, në vitin 2018, një tërmet me magnitudë 7.1 afër Arequipa vrau të paktën 14 njerëz dhe la 12,000 njerëz të pastrehë.

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet