750 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” në Kombinat mësojnë në kushte të reja dhe bashkëkohore, pas rindërtimit të godinës që kishte marrë dëmtime serioze nga tërmeti i vitit 2019.
“Ky është një projekt, të cilin e kemi pasur shumë për zemër. Më vjen mirë që Kombinati është transformuar totalisht. Tani do hedhim shortin për banesat e reja tek lagjja e re. Fakti që sot kemi shkolla si “Musine Kokalari”, “Myslym Keta”, që i kemi bërë me BE dhe miqtë e PNUD-it, kemi “Lasgush Poradecin”, “Betim Muçon”, krejt papritur i kanë zili edhe ish Blloku dhe qendra e Tiranës”, tha Veliaj.
Në përurimin e shkollës Veliaj u shoqërua nga Shefi i Bashkëpunimit pranë BE, Hubert Perr, Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP Albania, Monica Merino.
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu për t’iu dhënë një shtëpi të re, fantastike, 750 fëmijëve që meritojnë të mirëpriten në një ndërtesë kaq të bukur, me standardet e Bashkimit Europian. Kjo është pjesë e programit të BE-së “EU for schools” dhe unë dua të falënderoj partnerin tonë, UNDP-në, për punën fantastike që kanë bërë për të zbatuar këtë program, si edhe partneritetin me qeverinë shqiptare dhe bashkinë, që në këtë rast e bëtë këtë projekt realitet. Kjo është një nga 7 shkollat që kemi rindërtuar në Tiranë”, deklaroi Rupert.
Shkolla 9-vjeçare “Musine Kokalari” është një investim financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP. Me rindërtimin e kësaj shkolle nxënësit, fëmijët dhe mësuesit kanë lënë pas mësimin me dy turne.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
64.5%
-
Negativisht
28.1%
-
Nuk kam mendim
7.4%
Vota total: 784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor, 14:01
-
Berisha sulmon SPAK: Viti i burgosjeve politike, xhelati Rama donte PD! Zbuluam Skrapin e partisë si organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani!
30 Dhjetor, 13:48
-
'Giro d’Italia', Tirana bëhet gati për specialistët e kronometrit
30 Dhjetor, 12:43
-
Veliaj në SPAK, Rama: Linçimi publik i kryetarit të bashkisë i neveritshëm! Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik
30 Dhjetor, 11:10
-
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 15-vjeçari në Tiranë
30 Dhjetor, 11:06
-
SPAK dërgon për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! Trafik droge në Francë më 2022 (EMRAT)
30 Dhjetor, 10:50
-
Kryepolici Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit, fondi 1,5 mld lekë! Sot pritet dhe shpërblimi për festat
30 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor, 09:29
-
Me shpejtësi deri në 181 km/h në aksin Durrës-Tiranë, ndëshkohen dy shoferët! Policia apel: Stop shpejtësisë
30 Dhjetor, 08:12
-
Sot hapet Unaza e Madhe, 28.7 km e gjatë! Shpejtësi deri në 90 km/h (VIDEO)
30 Dhjetor, 07:40
-
Nesër hapet Unaza e Madhe e Tiranës, 28,7 km e gjatë, shpejtësi deri në 90 km/h
29 Dhjetor, 23:01
-
Shtohen arrestimet për alkoolin/ 'Ishim te festa e punës', në 29 ditë të dhjetorit janë prangosur 161 shtetas
29 Dhjetor, 23:00