Gjëja më pa vlerë që kam vënë re këto ditët e fundit është sarkazma e madhe, në rrjet , por jo vetëm, me Bashën dhe Ramën që ishin fotografuar nga “pasagjeri dixhital” duke fjetur në avion. Bashën e akuzuan se ia fut gjumit në qiell, ndërsa në tokë opozita proteston. Ndërsa Ramës ia bënë analizat dhe zbuluan se gjumi kishte ardhur si pasojë e overdozës.
Më falni, kush ka patur rastin të udhëtojë(fluturojë), çfarë bëhet tjetër në avion? Ose lexohet, ose bëhet muhabet kur fqinjin e njeh, ose flihet, kur të vjen gjumë. Madje të gjithë përpiqen të flenë, edhe pse jo të gjithë ia dalin. Në avion nuk protestohet, nuk mbahen fjalime, nuk bëhet vrap, nuk bëhen mbledhje, nuk këndohet.
Tjetra, edhe më e shëmtuar, është të bërit lajm duke fyer dikë. Dhe ky është Dashamir Shehi. Eshtë një nga politikanët më realistë, më të ndershëm, më me këmbë në tokë, më i drejtëpërdrejtë. Të fyesh Dash Shehin, që ka patur poste të larta qeveritare dhe jeton modestisht, është fyerje për ndershmërinë njerëzore.
Dhe përse e fyejnë? E fyejnë duke i thënë se pi raki me shokët? Edhe unë e kam pas pirë, dhe e shijoja mrekullisht edhe bisedën edhe shoqërinë. Edhe? Po Nanon që e lavdëronin, se pinte një shishe Wisky, e shkon në mbledhje të qeverisë pa iu dridhur këmbët.
Të fyesh Dash Shesin pse e jeton jetën ashtu siç i pëlqen atij, është njësoj si ti thuash një ish ministri: Shiko çfarë burri model. Ka tre hidrocetrale, dy inceneratorë, dy landfille, nja dy koncensione dhe ca miliona Euro për pare xhepi. Po si nuk e shikon të pijë një gotë more, po fare. Ka lezet!
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tuneli i Murrizit hapet nesër, Rama: Dibra bëhet lagjja e gjelbër e Tiranës
13 Mars, 19:08
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'
13 Mars, 15:53
-
Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë! Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme
13 Mars, 15:34
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, reagon ‘Neomalsorja’: Po guxoj për të përfaqësuar një komunitet të harruar
13 Mars, 13:31
-
Kandidoi ish-gardistin e 21 janarit për zgjedhjet e 11 majit, ja si përgjigjet Basha
13 Mars, 12:33
-
Të përjashtuarit e Berishës, Basha: S’kemi servilë dhe shërbëtorë pazaresh në listë! I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë
13 Mars, 12:25
-
‘Komision Xhafaj deri sa të hyjmë në BE’/ Rama i përgjigjet gazetares: Jemi të pangopur me drejtësinë, Partia Socialiste është mjet jo qëllm
13 Mars, 11:19
-
‘Reforma në Drejtësi është gurë themeli për BE-në’/ Kos: Ftoj gazetarët e Europës të vijnë në Shqipëri për t’i treguar vendeve anëtare pse duhet të anëtarësohet në 2027
13 Mars, 11:06