Përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër dhe Tropojë! Dëm shtetit 33 mln lekë

Përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër dhe Tropojë! Dëm shtetit 33 mln lekë

Foto ilustruese

TIRANË- Shtatë punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar, pasi përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike të personave me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit. Bëhet fjalë për 7 punonjës në filialet në Dibër, Shkodër dhe Tropojë të cilët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 33 mln lekësh.

Lajmi është ndarë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili shkruan se punonjësit janë arrestuar nga Agjentët e Antikorrupsionit pas denoncimeve që kanë bërë qytetarët.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit‼️”, shkruan Manja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensionisti: 07/09/2023 17:14

    Po si thone pa Pik. Pergjegjesie ka deshtuar skema e Pensioneve

    Përgjigju
  • Kanë 33 vjet që vjedhin: 07/09/2023 15:23

    Rama u mban ison

    Përgjigju
  • Tirona: 07/09/2023 15:06

    Tek posta shqiptare ne tiron eshte nje punonjese jonida bala eshte hajdute u mban njerzve reston me arsyen nuk kam te holla ,ngaterron edhe klientet ne llogari dhe u mban leket nuk e di si mbahet ne pun nje hajdute.

    Përgjigju
  • rezi: 07/09/2023 11:45

    O SHTET A JE NE ZHUM OR TI....Posta eshte nje institucjon nga me hajdute ne Shqiperi dhe shteti nku ve dore.Postat duhen shkrire teresisht se eshte mbushur me hajduteri....

    Përgjigju
    • Drizari: 08/09/2023 14:35

      Janë paçavure. Nuk ka pikë përgjegjësie në punë. Ky hajdar Ramushi e ka kthyer vendin në baxhellë, territor hajnadh dhe banditësh, kriminelësh dhe injorantësh. Idiotët I ka së pari në qeveri dhe pastaj në administratë. T'a gëzojë palla por t'a dijë se kur të bjerë nga kali nuk do t'i zënë këmbët dhe, pocaqisë...

    • Posta shqiptare: 07/09/2023 15:08

      Jonida bala super hajdutja e tiranes vjedhje me dhun klienteve ajo nuk eshte punonjese ajo e ka emrin HAJDUTE ka shum mundesi te ket mbeshtetje nga bordi drejtus i postes shqiptare.

    • Gjyle: 07/09/2023 13:06

      O zot ke posta ti marin leket per sy jam pensioniste sa her mar leket me dalin manget 50 mij lek ua zonje paskin bo gabim i lek dhe 5 mij lek mos i honkshim shteti te vej dor ta boj poster bank si italia

    • Shteti: 07/09/2023 12:27

      Mos bertit se po flej ZHUME

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren