Vodhën ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti, arrestohet Shefi i Rendit në Rinas, një polic dhe një zjarrfikës (VIDEO)

Dy punonjës policie mes tyre Shefi i Rendit në Rinas dhe një punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, janë arrestuar si dhe janë vënë nën hetim 2 persona për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Hetimi i tyre ka nisur pas publikimit në media të një video ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të cilat do t'i dërgoheshin për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Njoftimi i plote

SHÇBA arreston 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedon penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasit: 

- A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim";

- E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

- A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim".

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim. 

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin jeshil 0800 90 00, për çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e në kohë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ela: 29/11/2019 21:38

    keto plera qe perfitojne ne momente kaq te renda do i kisha ven poshte pallateve te demtuara dhe do jua kisha shemb mbi koke...por pas 3 ditesh do jen te lire dhe askush nuk do paguaj..jemi ne shqiperi

    Përgjigju
  • Eni: 29/11/2019 17:01

    Kto kan qen ndimat qe kan ndar ne vete per elektoratin e ps qe ka qen i prekur nga termeti dhe i kan cuar aty per ti shperndar pasi jan dreitues te partis socialiste ne ate zon,dhe nuk kan piken e nevojes per ato ndimat aty zoterija ne fjal shefi i rendit ne ate kohe as ne tiran nuk ka qen fare por ne nje qytet te shqiperis shum larg me tiranen dhe nuk ka qen as ne dijeni fare per kte situate,te gjith gjerat jan me marr dhe jan me procesverbal nga fondacioni qe i ka sjellur por kto per te ber shou dhe shembuj marin njerez ne qaf dhe as nuk e marin mundimin te thon sic esh te verteten.uroj te zbardhet sa me shpeit e verteta dhe mos te cojn njerez mish per too sa per te ber shou kot

    Përgjigju
  • Kopliku: 29/11/2019 15:34

    Hajdut i lindur me gjithe fis..

    Përgjigju
  • Zjarri: 29/11/2019 14:28

    Zjarrfikesin hajdut e ka trajnu komandant Luani, i cili nuk la bot me uja pa shitur ne Kombinat

    Përgjigju
  • Toni: 29/11/2019 13:26

    Me keta zoraxhinj letyra do zbatosh ate palo draft te KCK,imagjono per pako me oriz dhe vajcfare bejne, jo tu lesh kopetenca te tjera...

    Përgjigju
  • Dajaku: 29/11/2019 13:09

    Kto para se ti cosh ne burg bejini per spital qe ti shijojn mir "kismetet e hallexhinjve". Maskarenjt.

    Përgjigju
  • poli: 29/11/2019 11:26

    Bravo policia gjykatat te tregohen sa me te ashper per keto hajdute qe ne fatkeqesise dalin e vjedhin turp dhe drejtusa policie .

    Përgjigju
  • geg hyseni: 29/11/2019 11:24

    Perse nuk i jepni emrat e pkote.. bile edhe me foto qe te shohn gjithe shqiptaret krta surreter te ndyre..apo keto lajme i perhapni vetem per propagande??! Personat ne fjale duhen denuar me mbi 10 vite burg spacial!!!

    Përgjigju
  • Populli: 29/11/2019 11:24

    Sekuestrojani dhe shtëpinë këtij bajges se dhe atë me të vjedhur e ka blerë Hajduti mutit...

    Përgjigju
  • petriti: 29/11/2019 10:58

    Nuk dua ta besoj qe mund te kete njerez kaq te pandjeshem.Uroj qe te mos jete e vertete,sepse eshte turp i madh.

    Përgjigju
    • Kiu: 29/11/2019 12:13

      Ka mor bab ka, sanuk ta mer menja

  • Hasani: 29/11/2019 10:36

    Turp turp turp te vjedhesh ndihmat prandaj nuk ndalet termeti.

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/11/2019 10:33

    Bo bo ç far bajgash o Zot.. dërrmojini këta hajdutë bajga të pangopura!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës