Pesë mjekë të rinj u janë bashkuar ekipt të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT), duke plotësuar nevojat dhe duke forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi sot përkushtimin, energjinë dhe humanizmin e mjekëve të rinj në shërbim të çdo pacienti.
“Mjekët e rinj i shërbejnë jetës aty ku ajo ka më shumë nevojë, në vendin e tyre, për njerëzit e tyre. Daniela, Besjana, Ada, Henri dhe Enejda e nisin vitin 2026 si pjesë e ekipit të QSUNT, duke sjellë përkushtim, energji dhe humanizëm në shërbim të çdo pacienti”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Komente











