Aksidenti i parë është regjistruar në aksin nacional Elbasan-Librazhd ku dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa një prej mjeteve ka dalë nga rruga. Dy persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti, të cilët janë përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore për në spitalin e Elbasanit.
(Foto nga aksidenti në Elbasan-Librazhd)
Aksidenti ka ndodhur pranë një hoteli në vendin e quajtur Ura e Lizës, rrugës për në drejtim të Librazhdit.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e automjeteve tej normave të lejuara.
Ndërkohë Shkodër një automjet ka dalë nga rruga në aksin Shkodër-Postricë, në fshatin Bardhajt, duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjerëve.
Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com