Pesë ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Pesë ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Me ardhjen e pranverës ndryshon dhe menuja jonë e përditshme. Në listë duhet të shtoni shumë produkte të kësaj stine që janë të shijshme por më kryesorja kanë veti të dobishme për trupin tonë. Veçanërisht këto pesë ushqime nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tryezën tuaj.

Asparagu

Mbreti i pranverës është asparagu. Është një ushqim delikatë që nëse hahet në kohën e duhur, na jep një shije të mrekullueshme, duke na dhënë pak kalori, vitaminë A dhe acid folik, që ndihmon ndër të tjera në përthithjen e hekurit.  Rekomandohet shmangia e konsumimit të tyre me produkte qumështi dhe preferohet që  t'i spërkasni me limon të freskët, vaj ulliri ose mund të  bëni një sallatë me perimet e tjera të stinës.

Panxhari

I pasur me vitaminë  B, e cila nuk gjendet lehtë në ushqim, panxhari është një burim i shkëlqyer energjie dhe acidi folik.  Fillimisht e zieni dhe më pas mund ta konsumoni sipas dëshirës.

Angjinarja

Të pasura me insulinë, reduktojnë sheqerin dhe përveç vitaminës C dhe K, kanë minerale si kalium dhe kalcium. Një nga të mirat e angjinares është se mund të hahet si i papërpunuar ashtu edhe e gatuar, megjithatë në rastin e angjinares së papërpunuar nuk duhet ta teprojmë me sasinë.

Qepët

Qepa redukton yndyrën e trupit duke përshpejtuar metabolizmin. Pranvera është stina e saj, ndaj mund ta konsumojmë duke e përdorur në sallata të ndryshme.

Qershia

Një burim i pasur me antioksidantë, qershitë ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe kanë shumë pak kalori. Përveç kësaj, duke qenë se ka lloje të ndryshme qershish, ato u japin larmi ushqimeve tona të përditshme.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja