Pesë vende të BE-së pranojnë emigrantë të shpëtuar në Mesdhe

Pesë vende të BE-së pranojnë emigrantë të shpëtuar në Mesdhe

Anije me refugjatë

Pesë vende evropiane kanë rënë dakord të pranojnë një pjesë të gati 450 emigrantëve që po transportohen nga dy anije ushtarake të cilat janë bllokuar në ujërat pranë bregut të Sicilisë, tha kryeministri italian Guieseppe Conte. Anijet janë bllokuar në ujërat pranë brigjeve të Siçilisë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili këmbëngul që Bashkimi Evropian të ndajë barrën e pranimin të emigrantëve.

Rreth 60 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë, të shpëtuar nga një anije prej druri që po vinte nga Afrika e veriut, u lejuan të zbrisnin në portin e Pozzallo (Pocalo) të Sicilisë, të dielën.

Duke folur në Pozzallo, zëdhënësja e organizatës "Save the Children", Giovanna di Benedetto, u bëri thirrje autoriteteve të lejonin zbarkimin e emigrantëve të tjerë.

"Ne po bëjmë thirrje për zbarkimin e menjëhershme të të gjithë emigrantëve, në radhë të parë fëmijët, pastaj njerëzit në gjendje të dobët dhe t’u garantohet atyre çdo lloj ndihme".

Gjermania, Spanja dhe Portugalia ranë dakord të dielën për të pranuar 50 vetë nga grupi i emigrantëve të shpëtuar pasi Franca dhe Malta pranuan të bënin të njëjtën gjë të shtunën.

Por Republika Çeke refuzoi thirrjen, duke e quajtur planin e shpërndarjes së emigrantëve një "rrugë drejt ferrit".

Dy anijet, njëra pjesë e misionit të agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex dhe tjetra e policisë kufitare italiane, janë bllokuar në ujërat italiane pasi Ministri i Brendshëm italian i vijës së ashpër, Matteo Salvini tha se anijet duhet të dërgohen në Maltë, "ose më mirë në Libi" nga ku emigrantët ishin nisur.

Salvini, i cili ka premtuar të mos marrë më emigrantë nëse barra e pranimit të tyre nuk ndahet me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, përsëriti qëndrimin e tij të dielën, duke u thënë gazetarëve se "qëllimi ishte shpërndarja vëllazërore" e 450 emigrantëve të shpëtuar.

Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Itali deri më tani këtë vit është zvogëluar rreth 80 për qind krahasuar me vitin 2017. Ministri Salvini ka premtuar të ndalë të gjithë të ardhurit, përveç refugjatëve të luftës dhe disa përjashtimeve të tjera. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja