Publikimi nga gazetari Bledi Mane i ballinës së “Rilindja Demokratike” të prag 28 nëntorit 1998, para referendumit të Kushtetutës që ne kemi sot, është mjaft kuptimplotë.

Në atë numër para një dite vendimtare për vendin, opozita e PD-së e kishte braktisur procesin. Aleati më i rëndësishëm i saj, Partia Republikane jo. Në fakt Partia Republikane që atëherë drejtohej nga Sabri Godo nuk ishte aleat i PD-së. Që në vetëm e 1996, Godo, ishte arkitekti i një të djathte konservatore siç ishte “E Djathta e Bashkuar Shqiptare”, e cila në Shkodër kishte fundosur PD-në e kishte siguruar një grup parlamentar independent në Parlament.

Nejse, Sali Berisha e bojkotoi procesin e hartimit, miratimin në Kuvend dhe referendumin popullor të ratifikimit të ligjit themeltar të shtetit shqiptar.

Pak ditë para se të zhvillohej referendumi, organi kryesor mediatik i PD-së, hapi titullin e madh: “Do të përgjaket referendum!”.

Ky titull solli në Tiranë, ditën e 22 nëntorit 1998 një ankth e shqetësim të përgjithshëm, por njerëzit qetësisht shkuan dhe votuan për të bërë detyrën qytetare, e si gjithnjë vendimi i tyre ka qenë në adresën e duhur.

Por kjo logjikë apo taktike e një pushteti të përgjakur, vjen si fantazëm sa herë në skenë gjendet kryemjeshtri i saj Sali Berisha, por edhe njerëz të rinj që po na hiqen si kundërshtarë, rivalë, madje modele të ndryshme nga “Doktor Përgjakja”.

Fantazma e kësaj politike ka shoqëruar gjithë stinën e protestave prej qershorit; “Ju ka ardhur fundi”, “Do ta djegim fare”, “Do të bëjmë terror”.

Analiza e gjithë kësaj logjike, e cila së pari ka një narrativë verbale e mediatike është bërë shpesh, duke sjellë apo munduar të sjellë arsyen aty ku nuk vjen, apo prioritetin aty ku nuk merret.

Megjithatë, problem mbetet tek koncepti politik i “përgjakjes së pushtetit” apo i “pushtetit të përgjakur”, në kuptimin e pasojës së tij që lë në shoqëri, në shtet e në popullsi. Shqipëria e ka provuar në lëkurën e saj disa herë që nga themelimi i shtetit. E pasojat kanë qenë katastrofale, duke pjesë gjithnjë së paku trauma e drama, e mbi të gjitha ndarje e dasi tronditëse për një vend të vogël si ne që është shkatërrues.

Kombe më të mëdha se ne, që kanë shumë më tepër damarë të ndryeshëm e rryma diferente e kanë gjetur kohezionin për të mbajtur atë që është i rëndësishëm për një shtet komb-bazën thelbësore apo shtyllën kurrizore që mban organet e trupit.

Përgjakja si fenomen është drithërues, është dramatik e pjell vetëm tragjedi. Po përse atëherë përsëritet sërish e sërish, si një mallkim që i vjen një vendi sa herë që nis një cilëk zhvillimi politik e sidomos ekonomik?

Është alternativë, apo një version shantazhi që e zëvendëson atë? Padyshim është kjo e fundit, e cila ka ardhur edhe sot si një dhunë verbale për të shtyrë apo detyruar njerëzit që të zgjedhin këta të tmerrshëm se ndryshe do digjemi? Një film krejt i parë; në Italinë e Musolinit në 1922 dhe Gjermaninë e Hitlerit të 1933. Ndërkaq të gjithë kopjet e dala në histori nuk janë gjë tjetër veçse viktima të shefave të tyre që paguajnë muajin që të sillen sit ë çmendur para njerëzve që të frikësojnë shumicën. Po si mund t’ja dalin në një vend anëtar të NATOS?! / Tema