Pas 13 ditësh, lihen të lira 2 peshkarexhat italiane nga policia kufitare e portit të Vlorës. Ka qenë prokuroria e Vlorës që ka detyruar kompanitë e këtyre anijeve që të paguanin fillimisht masën administrative gjobë me një vlerë prej 12 mijë dollarësh së bashku me detyrimet e tjera që i kanë shkaktuar policisë kufitar dhe rojës bregdetare. Gjuetia e paligjshme dhe kalimi i kufirit pa dhënë informacion në autoritetet tona, mësohet se ka qenë vepra penale qëkanë konsumuar drejtuesit e dy anijeve të peshkimit.
/Shqiptarja.com









