Forca Detare ka ndaluar dy shtetas grekë, të cilët po peshkonin me një gomone në ujërat territoriale shqiptare.

Përmes një njoftimi për mediat, policia kufitare sqaron se efektivët e qytetit bregdetar u vunë në lëvizje pas një informacioni të marrë rreth orës 14:25, se në drejtim të Ftelesë kishte hyrë një mjet lundrues grek dhe po peshkonte në ujërat tona.

Babë e bir, A.F., 41 vjeç dhe S.F., 13 vjeç u gjetën në vendin e quajtur “Ishulli i Francezit” rreth 0.8 milje në ujërat tona. Ata lundronin me një gomone me gjatësi rreth 5 metra, me mbishkrimin “Orion”.

Policia ndaloi dy grekët dhe sekuestroi mjetin e tyre lundrues, me dy motora të markës “Mariner” 40 HP dhe “Suzuki” 25 HP.

Ndaj këtyre dy personave ka filluar procedimi penal për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”  dhe “Peshkimi i ndaluar”.

gomonia e sekuestruar

gomonia e sekuestruar

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com