DIBËR - Një 18-vjeçar është arrestuar në Peshkopi pasi plagosi me thikë një bashkëmoshatarin e tij.
Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, ka reaguar me shpejtësi ndaj konfliktit që ndodhi në lagjen “Kamen”, Peshkopi, mes dy të rinjve.
Pas marrjes së informacionit, Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi në flagrancë Orgest Hidrin, 18 vjeç, banues në Peshkopi, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar me thikë F. K., gjithashtu 18 vjeç.
'Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F.K., 18 vjeç, banues në Peshkopi.', thotë policia.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen e mëtejshme ligjore.