'Peshqeshi' i Saliut

'Peshqeshi' i Saliut

Sali Berisha

Pa asnjë dyshim, dhe pa asnjë hamendësim për një përzgjedhje gjoja “normale”, kandidimi i Fredi Belerit në Himarë ishte një “peshqesh” i paramenduar mirë nga Sali Berisha. Ishte një skenar që ishte menduar nga ish-lideri demokratikasve. Ishte menduar madje deri në detaje. Edhe pse Fredi Belerin e njihte më mirë se kushdo tjetër, ai (Berisha) nuk ngurroi ta fuste në listën e emrave që do të garonin nën siglën e “Foltores”.

Edhe pse e dinte se, Beleri ishte dhe mbetet antishqiptar, ishte dhe mbetet misionar i helenizimit të Jugut dhe veçanarisht Himarës, edhe pse e dinte se Beleri ishte shpallur fajtor për ngjarjen e shëmtur të Peshkëpisë ku u vranë djem nënash shqiptarë, Saliu e bëri “peshqesh” atë për 14 Majin.

Nuk mbetet aspak rastësi, nuk mbetet aspak “padijeni” e tij, kur e dinë të gjithë se Berisha, është gati të  bëhet edhe me serbët dhe rusët për të ardhur në pushtet. Ngjarja e Himarës, por edhe “fitorja” e Belerit, e ka zanafillën tek paraja e madhe e hedhur nga qarqet greke dhe antishqiptare, për të arritur atje ku arritëm. Çdo shqiptar i denjësishëm, nuk mund të pajtohet me Belerin, nuk mund të pranojë që një progrek, një dhunues i Kushtetutës së Shqipërisë, që punon kundër interesave të këtij vendi, të qeverisë Himarën, që ka qenë dhe do të mbetet tokë shqiptare.

Të kandidosh Belerin për të fituar Himarën, të futësh “zjarrin” mes dy vendeve kur marrëdhëniet mes nesh dhe Greqisë ishin por dhe mbeten të mira në çdo fushën, është të punosh me ndërgjegje kundër interesave të Shqipërisë. Sali Berisha ka 32 vjet që punon i dyzuar si politikan, pavarsisht se hiqet si “patriot dhe nacionalist”. Do të kishte bërë namin sikur Edi Rama të kishte zgjedhur si kandidat Belerin për PS në Himarë.

Do ta kishte quajtur “antishqiptar, i shitur tek Greqia, antikombëtar” dhe me lloj-lloj epitetesh kryeministrin e vendit. Por ja që nuk ngurroi dhe e përzgjodhi si me magji nga “thesi me karavidhe”, dhe na e bëri “peshqesh” antishqiptarin në Himarë. Ligji në Shqipëri ka qenë i pabarabartë në kohën e Saliut, por sot fatmirësisht ëswhtë i barabartë për cilindo, shqiptar, grek, italian, apo rus e gjerman.

Askush nuk mund të luajë ping-pong me fatet dhe interesin tonë kombëtar, aq më tepër një mercenar mediokërr që flet dhe deklaron se “jam grek, dhe do të helenizoj Himarën. Mandatin e fituar me eurot e pista, nuk mund ta ushtrojë një i paudhë që ka shkelur jo vetëm Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe ligjet e Kodit Penal.

Ndaj dënimi i tij mbetet mësim i mirë për këdo që guxon dhe del  në  ekrane duke sharë në shqip dhe greqisht Shqipërinë. Këllirat e ekraneve që mbrojnë Belerin, janë miza dheu para interesave të Shqipërisë, ashtu siç është i pallogaritshëm Saliu dhe partia e tij, që për pushtetin janë gati të bëjnë aleancë me çdo antishqiptar në botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot