Pësoi parainfarkt, Spitali Gjerman i rikthen jetën deputetit, Spartak Braho: Nesër do jem në Kuvend

Spitali gjerman i rikthen jetën deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho, pasi pësoi një bllokim të arteries së zemrës. Pas vetëm 4 ditë qendrimi në këtë spital i cili është lider në kardiologji dhe kardiokirurgjisë, Braho ka dalë nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Pak përpara largimit nga ambientet e këtij spitali deputeti Braho duke vlerësuar punën e mjekëve dhe profesionalizmin e tyre dha këtë prononcim për Report Tv. 

Këtu shpëtohen jetë njerëzish. Një nga ata që shpëtoi isha dhe unë. Falë ndërhyrjes shumë shpejt të mjekut të talentuar Maksim Llambro dhe stafit të këtij spitalit që prej vitesh shpëton jetë njerëzish.

Spartak Braho, deputet i PS

Falë funksionimit te rrjetit të urgjencës te spitalit të Durrësit dhe disponibilitetit të sallës së hemodinamikes pranë spitalit gjerman u bë e mundur ndërhyrja në kohe dhe me sukses me vendosjen e një stenti në arterien kryesore të zemrës. Deputeti Brahu tha se mjekët i kanë dhenë asistencë tejet profesionale.

Pata një krizë kardiake, por u transportova shumë shpejt. Kam ardhur për cerek ore këtu nga Durrësi. U bë ndërhyrja, tashmë jam në rregull dhe nesër jam në seancë parlamentare. 

Spartak Braho, deputet i PS

Përse zgjodhët spitalin gjerman?
Sepse ky është i specializuar për sëmundjet kardiake. Është një përvojë shumë vjeçare e këtij spitali. Është nga më të mirët në Shqipëri.

Si e keni pasur përkujdesjen e mjekëve?
Mjekët kanë qëndruar në krah këtu me mua. Kanë bërë kujdes profesional. Unë brenda 4 ditësh po iki në shtëpi.

Do t'ia rekomandonit edhe njerëzve të tjerë spitalin gjerman?
Unë nuk dua t'i rekomandoj asnjë njeriut spitalin, por nëse do ketë provleme të tilla si pata unë, pa dyshim që spitali gjerman është number one.

Nga ana tjetër, edhe mjeku Maks Llambro me eksperiencë ndërkombëtare disa vjeccare në fushën e hemodinamikës tha për Report TV se deputeti Brahu iu nënshtrua një ndërhyrje me angioplastikë në një enë të zemrës, e cila ishte e mbyllur, por falë kohës së shpejtë të ndërhyrjes u arrit qe deputeti te dale ne kushte te mira. Spitali gjerman është afirmuar lider në fushën e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë mini-invazive.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë