Londër-Reperi i njohur Cadet ka humbur jetën në një aksident me makinë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Mjeti ku po udhëtonte 28-vjeçari u përplas ndërsa ky i fundit po udhëtonte për në një koncert në Staffordshire.

Lajmi u publikua nga familja e reperit në llogarinë e tij në instagram. “Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet ndajmë me ju një lajmin e trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka ndërruar jetë,”-shkruhet në njoftimin e tyre. 

Menaxheri i tij deklaroi për Radio 1 Newsbeat se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi në momentin e aksidentit i cili rezultoi tragjik për të.

Në foto reperi Cadet