Peticioni kundër ambasadores Kim, si ushtë kundër mullinjve të erës!

Peticioni kundër ambasadores Kim, si ushtë kundër mullinjve të erës!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të Departamentit të Shtetit se ambasadorja Yuri Kim përfaqëson dhe transmeton qëndrimet e qendrës, Berisha dhe ndjekësit e tij kanë përshkallëzuar sulmin duke përhapur një peticion i cili kërkon largimin e saj.

Për hir të së vërtetës duhet thënë që ambasadorja e SHBA ka qenë më prezente sesa homologia e saj për shembull në Portugali dhe më intervencioniste. Sikurse duhet thënë se vendi ku është akredituar është një nga më specifikët në botë ku banditë të veshur me pushtet politik, trazojnë jetën e vendit ngjashëm me vende katrahurë afrikane. Dhe kjo nuk është se do iu bënte përshtypje amerikanëve nëse ne për shembull do të ishim në Afrikë.

Por puna është që tashmë jemi në prapavijat e NATO-s në kohën që ky organizëm është në një përplasje indirekte me Rusinë, një fuqi që kërkon të rimodelojë hartën e zonave të influencës.

Në këto kushte, Departamenti i Shtetit nuk mund të lejojë aktorë lokalë të kenë agjendat e tyre personale. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vende si Italia dhe Gjermania nuk kanë sovranitet të plotë. Kjo mund të interpretohet si të duash: disa e interpretojnë si vasalitet kurse të tjerët si organizim vlerash të përbashkëta. Por kjo ka pak rëndësi.

Alternativa tjetër është që të shkëputemi nga kjo aleancë ku si e tillë nuk nënkuptohet vetëm NATO por gjithë perëndimi dhe të luajmë rolin e të pavarurit që përkthehet se në mos sot, nesër, do të jemi pre e një ristrukturimi të hartës së Evropës. Dikujt kjo mund t’i duket çudi, por jemi prezent sesi një komb 15 herë më të madh se ne është kthyer në shesh lufte.

Tani mbetet të zgjedhim nëse ne do të ndjekim agjendën personale të Berishës apo atë të perëndimit?

Nejse, pyetja është e kotë! Nuk na e kanë lënë ne në dorë këtë zgjedhje. Na kanë futur në NATO se ju duhemi dhe jo për hatër të Berishës; dhe do na mbajnë në NATO se të tilla janë politikat e tyre qoftë edhe pa Berishën nëpër këmbë. E gjitha kjo farsë, më shumë sesa serioze, është tmerrësisht qesharake dhe e ngjashme me sipërmarrjen e Don Kishotit, i cili sa herë sulmonte mullinjtë, mbetej i varur në fletët e tyre./dritare.net

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 26/04/2022 16:26

    Shqiperia u çlirua nga nazizmi ne 29 Nentor 1945,çlirimi i dyte i Shqiperise eshte futja ne burg e Sali kriminelit.

    Përgjigju
  • Ana: 26/04/2022 15:31

    Bravo dritan.Ne intelektual me integrity.Té pérgëzoj për kurajon intelektual.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë