Peticioni kundër Bashës,PD Korçë
e mohon: Trakt i tipit komunist

Peticioni kundër Bashës,PD Korçë<br />e mohon: Trakt i tipit komunist
Partia Demokratike e Korçës ka mohuar peticionin që u firmos dje nga 130 anëtarë kundër mënyrës që po zhvillohen zgjedhjet në PD për kryetarin e ri.
 
PD e Korçës deklaron se ky është një lajm i rremë, ndërsa e cilëson edhe si trakt komunist.
 
Gjatë ditës së djeshme 130 anëtarë të degës së Partisë Demokratike të Korçës kërkuan anulimin e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të PD-së nëpërmjet një peticioni, pasi e cilësojnë garën farsë.
 
Ndërkohë që sot edhe në Vlorë u firmos një peticion kundër zgjedhjeve në PD, ndërsa Patozi ka konfirmuar nisjen e turit nesër nga Durrësi për të kundërshtar zgjedhjet dhe për të kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
 
DEKLARATA E PD KORCE
Me shume keqardhje por ne respekt te atyre 2500 anetareve  dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer , me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik , qe tashme eshte bere  mode e shemtuar e demokracise .
 
Dje , nepermjet portaleve dhe mediave , PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur peticion I strukturave te kesaj dege !
 
Lajm totalisht i rreme! Strukturat e kesaj dege , nga seksioni deri ne kryesi ,shprehen vetem nepermjet vendimeve te mara me vote dhe jo telefon pas telefoni .
 
PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri I tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar por qe nuk kane lexur asnje resht te shkruar . Ka gjithashtu edhe raste kur emri , mbiemri dhe firma nuk korespondojne fare , pra nje fake neës I vertete ! (fenomen)
 
Per keto arsye , Partia Demokratike Dega Korce , distancohet nga cdo peticion , fletushke apo trakt  i tipit komunist , i denon ato dhe i qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne Statutin e kesaj partie.
 
Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se  do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce , me vendimin e saj te dates  09/07/2017 , mori persiper pergjegjesine e organizimit te  ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor .
 
Vendimi I Kryesise te Deges  u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr 1  dt 4 Korrik 2017 , Udhezimit nr 2 date 7 Korrik 2017 dhe Shkreses nr 61 date   07 Korrik 2017 te PDSH-se !

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull