Balerinët e parë në Teatrit të  “La Skala” dhe tashmë të Boston Balet” Petra Conti dhe Eris Nezha janë në provat përfundimtare për baletin e njohur Zhizel, I cili do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit  gjatë mbrëmjes në orën 19: 00.

zhizel
 
Çifti i balerinëve  të cilët përveçse partnerë në balet janë edhe në jetë do të shoqërohen gjatë kësaj performance të parë në Shqipëri nga trupa e baletit dhe orkestra simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

zhizel

Pjesëmarrja e çiftit të artistëve me famë ndërkombëtare në veprën e famshme të Adolf Adam -it u bë e mundur në sajë të mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Gjithashtu “Zhizel” do të jetë në TKOB edhe mbrëmjen e së dielës.
 
zhizel

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)